Bota
Nuk kanë fund telashet/ Bideni përballet me një valë të re të thirrjeve për tërheqje
Presidenti amerikan, Joe Biden, po vazhdon të përballet me thirrje për tërheqje nga gara për president, në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Aktori dhe një prej donatorëve më të mëdhenj demokrat, George Clooney i bëri thirrje presidentit Joe Biden që të heqë dorë nga gara presidenciale e 2024-ës në një op-ed të publikuar në New York Times, që shkaktoi zhurmë.
Clooney ka thënë se Bideni që ai kishte takuar në një mbledhje fondesh tri javë më parë nuk ishte ai version i presidentit që ai njihte vite më parë, raporton CNN.
Ndërkaq, Michael Bennet i Kolorados është senatori i parë demokrat që ka thënë publikisht se ai nuk beson se Bideni është i aftë të rizgjidhet pas performancës së tij katastrofike në debat më Trumpin muajin e kaluar. Disa demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve i kanë bërë gjithashtu thirrje publikisht Bidenit të largohet nga gara.
Por ndihmësit demokratë të presidentit thonë se kanë “mbaruar së foluri për debatin” ndërsa përpiqen të zhvendosin fokusin në përpjekjen për të mposhtur ish-presidentin, Donald Trump.
Konventa Kombëtare Republikane, ku GOP do të emërojë Trumpin si kandidatin e saj presidencial, fillon javën e ardhshme në Milwaukee.