Aktualitet
Pasuria dhe dashuria/ Djali i miliarderit George Soros i propozon partneres së tij (FOTO)
Alex Soros i ka propozuar për martesë, të dashurës së tij Huma Abedin. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë miliarderi, përmes një fotoje në rrjetet sociale ku duket i ulur në gjunjë.
Ata u takuan vjeshtën e kaluar në festën e ditëlindjes së një miku të përbashkët, ku zbuluan shpejt interesat e tyre të përbashkëta në politikë dhe jo vetëm.
“Huma Abedin ka energjinë e një gruaje në të 20-at e saj, besimin e një gruaje në të 30-at, përvojën e një gruaje në të 40-at dhe hirin e një gruaje në të 50-at,” tha Clinton për Vogue në 2007 për librin e Abedin.
Djali i donatorit miliarder demokrat George Soros dhe Huma Abedin konfirmuan romancën me një foto ditën e Shën Valentinit. As diferenca në moshë nuk përbën problem për ta, edhe pse Alex Soros është vetëm 38 vjeç, ndërsa Huma Abedin, 47 vjeçe.
Dyshja po shijojnë dashurinë e tyre dhe nuk ndahen thuajse asnjëherë nga njëri-tjetri. Madje partnerja e shoqëron edhe në takimet e biznesit. Përmes martesës së tyre, Soros do të bëhet njerku i djalit të Abedinit, Jordanit, të cilin e ndan me bashkëshortin e saj të parë, ish-përfaqësuesin amerikan Anthony Weiner.
Në qershor të vitit 2023, Soros mori perandorinë prej 25 miliardë dollarësh të babait të tij George Soros, e cila përfshin OSF-në, Menaxhimin e Fondit Soros dhe një super-PAC.