Connect with us

Aktualitet

Abuzimi me fondet e BE/ Lala: Beqaj u fut në burg se rrezikonte të prishte provat

Gazetarja Klodiana Lala ishte e ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku tregoi detaje të reja në lidhje me dosjen në ngarkim të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, në lidhje me abuzimin e fondeve të SPASPAC.

Lala zbuloi kërkesën që SPAK dërgoi në GJKKO, ku argumentonte pse Beqaj duhet të mbahej nën masën e sigurisë “Arrest me burg”. Sipas gazetares, SPAK theksoi në gjykatë se Beqaj ka vijuar kryerjen e veprave penale qetësisht ndërkohë që ishte nën hetim për Sterilizimin. Ndaj u kërkua që ai të vijohej të mbahej në burg pasi mund të prishte provat dhe të kryente vepra të tjera penale.

“Prokuroria e Posaçme në kërkesën drejtuar gjykatës për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj arsyeton si më poshtë: Sa i përket personit nën hetim Ilir Beqaj, ai paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore, nisur nga rëndësia e faktit penal dhe rrethanat e kryerjes së tyre. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Ilir Beqja ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulajn që e kishte vartës në SPASPAC.

Personi nën hetim Ilir Beqaj pavarësisht qënies së tij si person nën hetim në një procedim tjetër penal, atë të Sterilizimit, ku ishte nën masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore çdo të premte, ka vijuar qetësisht veprimtarinë e kundraligjshme duke shfrytëzuar funksionin publik dhe interesat e tij pasurore, duke shtuar gjendjen e rrezikut për kryerjen e veprave të tjera penale. Duke marrë në konsiderat faktin që hetimet janë duke vazhduar me mbledhjen e të gjitha provave komjuterike, ekziston rreziku për dëmtim apo prishje të provave”, tha Lala.

Advertisement