Connect with us

Kronike

Goditet grupi kriminal në Shkodër, 12 të arrestuar, sekuestrohet 246 kg kanabis (EMRAT)

Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në bashkëpunim me SPAK dhe Prokurorinë e Shkodrës kanë shkatërruar një grup kriminal që akuzohen për kultivimin e lëndëve narkotike.
Si rezultat i operacionit “Oblika” janë ekzekutuar 12 masa sigurie, “arrest me burg” për 10 shtetas dhe “arrest në shtëpi” për dy shtetas të tjerë.

Konkretisht në masën “Arrest në burg” u lanë : Danjela Hasani, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Hekuran Myrtja, Samet Dahati, Izmir Dahati, Besë Lejthiza, Ermis Sela, Afrim Dahati dhe Arian Popa.
Ndërsa në “Arrest në shtëpi” u lanë: Pjetër Gjoni dhe Roland Gjoni.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, për 2 vjet, në bashkëpunim me SPAK dhe me Prokurorinë e Shkodrës, Departamenti i Policisë Kriminale i DPPSH dhe Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor të koduar “OBLIKA”.

Gjatë periudhës hetimore, grupit i janë sekuestruar 246 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe i janë asgjësuar 32 000 bimë cannabisi.

Në kuadër të një hetimi të iniciuar në vitin 2022, në Prokurorinë e Shkodrës dhe të ndjekur proaktivisht nga SPAK, Departamenti i Policisë Kriminale i DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, finalizoi operacionin policor të koduar “OBLIKA”. Gjatë operacionit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga SPAK, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për shtetasit:

– Arben Uruçi, 50 vjeç, banues në Shkodër;

– Ardjan Tahiri, 30 vjeç, banues në Koplik;

– Hekuran Myrtja, 45 vjeç, banues në Shkodër;

– Samet Dahati 36 vjeç, banues në Shkodër;

– Izmir Dahati, 28 vjeç, banes në Shkodër,

– Besë Lejthiza, 23 vjeç, banues në Shkodër;

– Ermis Sela, 22 vjeç, banues në Shkodër;

– Afrim Dahati, 23 vjeç, banues në Shkodër;

– Arian Popa, 23 vjeç, banues në Shkodër;

– Danjela Hasani, 44 vjeçe, banuese në Tiranë.

Këta 12 shtetas akuzohen se të organizuar si grup i strukturuar, janë implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të cannabis sativës, në fshatra të ndryshme të Shkodrës, kryesisht në njësinë administrative Oblikë. Gjatë hetimeve të kryera për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të këtyre shtetasve, janë sekuestruar 246 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe janë asgjësuar 32 000 bimë cannabisi.

Materialet procedurale i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme.

Advertisement