Bota
Grabisnin banka në Itali, arrestohet shqiptari, shpallet në kërkim bashkëpuntori i tij
Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për grabitje në banka, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim nga policia.
Karabinierët e Vittorio Veneto kanë identifikuar dy persona të cilët janë shqiptar, si përgjegjës për një grabitje banke dhe dy tentativa për grabitje të institucioneve të kredive.
Grabitjet e bëra nga dy shqiptarët të cilët janë cilësuar si kriminel të rrezikshëm, janë kryer midis fundit të marsit dhe fillimit të prillit të kaluar.
Sipas mediave italiane, në shtëpinë e tyre në në Caorle, në provincën e Venecias, karabinierët gjetën dhe sekuestruan edhe rreth 13 kilogramë hashash.