Connect with us

Kosova

Fatoni, gjallë apo i vdekur? Avokati i njohur shuan dyshimet: Nëse do kishte…

Avokati i Faton Hajrizit tha në një intervistë televizive, se potencialisht ai është vrarë, pasi sipas nënës së tij ai nuk do rrinte pa komunikim, por mënyra dhe koha kur është vrarë mbetet të konstatohet nga ekspertët.

Arianit Koci tha se në Serbi është dërguar strishë me pështymën e nënës për të për të verifikuar ADN. Pas kësaj trupi i tij do të niset në Kosovë.

“Sot ekipi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i morën strishën e pështymës nënës së Fatonit. Tani diku 2-3 ditë strisha e nënës duhet të qendrojë në regjenca që të mund të identifikohet.

Unë pres që deri të premten të bëhet identifikimi e më pas, pas të hënës, nëse shkon gjithçka sipas ligjit dhe nuk ndërhyn politika e lartë. shumë shpejt kthehet trupi i Fatonit. Kjo procedurë do bëhet në Serbi. Ne kur të marrim trupin do i bëjë ekspertizën edhe pala kosovare”,-tha avokati.

Ai shpjegoi se eskpertët do të përpiqen të zbulojnë se si ka vdekur Fatoni, por sa më shumë kohë kalon aq më e vështirë do të jetë që kjo të zbulohet.

Advertisement