Bota
Biznesi i reklamimit dhe cloud i Google rriten, shton shpenzimet në AI
Kompania mëmë e Google, Alphabet, raportoi të ardhurat financiare të tremujorit të dytë të 2024 duke tejkaluar parashikimet e analistëve.Gjatë kësaj periudhe kompania shikoi të ardhurat të rriten në 84.7 miliardë dollarë. Analistët kishin parashikuar 84.3 miliardë dollarë sipas të dhënave të Bloomberg.Një vit më parë kompania raportonte 74.6 miliardë dollarë të ardhura. Reklamimi është padyshim biznesi kryesor i Google dhe solli 64.6 miliardë dollarë të ardhura gjatë kësaj periudhe, një rritje e ndjeshme krahasuar me 58.1 miliardë dollarë një vit më parë.Ajo që zhgënjeu ishte reklamimi nga YouTube që gjeneroi 8.66 miliardë dollarë të ardhura ndërsa analistët kishin parashikuar 8.95 miliardë dollarëShërbimet cloud u rritën gjithashtu nga 8 miliardë në 2023 në 10.35 miliardë dollarë. Fitimi i kompanisë nga ky biznes ishte 982 milionë dollarë, një shifër që lë në hije fitimin e vitit të kaluar prej 395 milionë dollarë.Gjatë tre mujorit të dytë të vitit Alphabet shpenzoi 2.2 miliardë dollarë në ndërtimin e modeleve AI në divizionet DeepMind dhe Google Research. Është një shifër dy herë më e lartë sesa 1.1 miliardë dollarë që shpenzoi vitin e kaluar.Ndërsa shpenzon në AI, Alphabet ka bërë shkurtime të drejtime të tjera. Kompania raportohet se ka 179,582 punonjës, një tkurrje krahasuar me 181.798 punonjës që kishte të njëjtën periudhë një vit më parë.