Aktualitet
“Bomba” e Hoxhës: Gati një tjetër mega-operacion nga SPAK, ja çfarë përmban dosja që do të tronditë…
- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar goditjet e fundit të bujshme nga Prokuroria e Posaçme në krimin e saj. Artan Hoxha shprehet se SPAK po përgatit një tjetër operacion të madh, ku pas arrestimeve të personave të njohur të botës së krimit mund të dalin dhe emra zyrtarë të lartë. Gazetari ka dhënë po ashtu detaje dhe nga dosja ‘Toyota Yaris’. Sipas tij ai nuk ka qenë operacion në këtë, si i autoriteteve belge e as i autoriteteve tona. Artan Hoxha tha se në hetimin që kishin nënshkruan belge, ato së pari het kush është linja që po bën transportin e parave. Ndërsa tani, sipas tij çështja është edhe më shumë.
-Zoti Hoxha keni një koment mbi operacionin e fundit të SPAK sa i përket përgjimeve “SKY”?
Po, një shef krimesh. Është një operacion që ne e kemi paralajmëruar. Janë dy dosje gati. Është një për Shqipërinë e mesme, ku kujdeset, Elbasan-Tiranë-Durrës dhe që bën zbritet poshtë në Jug SPAK nuk ka patur një nga këto çështjet e mëdha që deri tani është marrë me Shqipërinë e mesme dhe Veriun.
-Pse kjo mënyrë ndarje hetimore?
Unë kam bërë për çështje ekonomi hetimi dhe aleancat mes organizatave kriminale janë të shtrira dhe në afërsi të gjeografike. Jo se nuk aleanca nga Jugu në Veri por janë më të shpeshta në kooperim më ka më afër.
– Është më e vështirë për t’u hetuar grupet kriminale të jugut se të veriut?
Një pjesë e grupeve të mëdha të grupeve të historisë janë të mundshme, kanë një vijueshmëri në botën e nëndheshme, kanë 2 vite, grupe të mëdha në skenë dhe kanë ditur të menaxhojnë situatën dhe në zonat e tyre, shumë vlonjatë dhe karakteristikat e tyre. Tepelenës apo Lushnjës, vitet e fundit e ndërsa zonat e tjera pas ngjarjeve të fundit të 97′-ës e deri në fillim të viteve 2000, i kanë mbajtur situatat e mira dhe kanë menaxhuar situatën në rregull. Kjo tregon që ata kanë në gjendje të kontrollojnë dhe menaxhojnë territorin. SPAK ka 2 gjëra të mëdha gati. Kjo e Shqipërisë së Mesme, sapo ka ndodhur. Personazhet që janë të përfshira, nuk gjenden në Shqipëri pasi e dinin se do të ndodhin ky operacion. Prandaj janë kapur zyrtarët dhe jo pjesa tjetër e grupit. Operacioni i SPAK-ut, në vetën e fundit u tha në fillim se kemi bërë më rrjetet e kriptuara Encrochat dhe SKY EÇ, në faktin që kemi bërë kartazi me çështjet e vendosura mbi punëtorët e punëve.
Konkretisht është Nuredin Dumani, i përfshirë në operacionin ‘Plumbi i Artë’, ose më saktë operacioni i tij nga Nuredin Dumanit. Kjo çështje është vendosur mbi deklarimet e Nuredin Dumanit dhe Erion Alibeajt. Në Elbasan disa ndeshje historike që nuk dimë klanit Çapja dhe klanit Çela, papritmas në 2018 nisën disa ngjarje midis të rejave. Brenda tetë muajve, patën viktima të njëpasnjëshme. Ato nuk lidheshin si me Çapjat e as me Çelët. Të gjitha gjërat që dinë të bëjnë më mirë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibeaj janë të zotët të cilët janë të kujdesshëm për të drejtat e tyre duke siguruar më agjencitë e tyre të ligjit. Rrjeti që ata kanë dekonspiruar dhe kanë dhënë informacion është kjo që unë shoh. Ata kanë dëshmuar dhe kanë dhënë informacion se cilat janë lidhjet me zyrtarët, me policinë, me administratën e burgjeve, me politikat gjyqësore, me prokurorë dhe me gjykata. Kanë dhënë dhe një deklaratë sesi kane operuar. Kanë dhënë një vendim si kanë operuar dhe pse në vetvete nuk ka qene ndonjë grup i caktuar, më i përfshirë në zgjedhjet politike, siç janë rëndomtë grupet kriminale në Shqipëri. Këta nuk janë ngatërruar me atë punë por mesa duket, ky serial me një numër të lartë viktimat në një kohë të shkurtër, bëri që të jetë në qendër të gjetur.
Goditja nga krahu tjetër i Alibeajt dhe i Nuredin Dumanit dhe bashkëpunimi që ata kanë bërë me SPAK-un dhe kanë krijuar këtë situatë. Tani do të shohim se cila do të jetë beteja ligjore. Por në këtë moment, nuk është se prisja ndonjë rezultat konkret për arrestimin e drejtuesve por këto nuk dinin orën e datën e sakte kur SPAK do të zbritje në terren, por se do të ndodhte këto e dinin këtë gjë. Pjesa e zyrtarëve, është pjesa e zyrtarëve, duhet parë se deri në cilin nivel është implikimi i tyre. Me këtë goditje, SPAK po synon që me Elbasanin të mbaroj punë njëherë e mirë. Pasi është marrë me grupet e tjera, me Çapjat, Ardjan Çapja, me vendim të formës së prerë dhe nga Gjykata e Lartë. Pasi është marrë me Alibeajt, edhe Alibeaj është në të njëjtën situatë, d.m.th pothuajse i shpërbërë. Pasi është marrë dhe ka shpallur në kërkim që te operacioni Plumbi i Artë, numri 1 dhe numri 2 kanë qenë Ervis Martinaj dhe Suel Çela.
Pasi e ka shpallur në kërkim disa herë Suel Çelën si pjesëtar dhe të afërm të tij, të rrjetit shoqëror, është në kërkim. Vazhdimisht e ka patur në kërkim ndërkombëtar. Ka patur operacione disa herë ku kanë shkuar në lagje apo zonë ku mund të fshihej Suel Çela. Nuk e kanë gjetur aty. Madje aty është bërë operacion edhe nga autoritetet belge ku erdhën belgët vetë dhe kryen operacionin mes ditës në periferi të Elbasanit, pra në zonën ku ka qëndruar Suel Çela. Të fundit kishin ngelur me të cilët SPAAK-u nuk ishte përballur me to, Franc Çopja ka qenë këtu dhe deri vjet në Shtator ka qenë i lirë, madje nga verifikimet që kam bërë unë, ai ka ikur lirshëm nga Aeroporti i Rinasit në drejtim të Emirateve të Bashkuara por nuk ka zbritur as në Abudabi, as në Dubai, por në vendin e vogël në kufi me Omanin, aty ku është arrestuar.
Nga shtatori deri në 28 dhjetor, kur u bë ekstradimi i tij në drejtim të Belgjikës, për të ka shkuar ministri i drejtësisë belge 3 herë në Emiratet e Bashkuara, prokurori i Federal belg ka shkuar 3 herë dhe e kane kërkuar me shumë insistim pasi e donin me sesbën. Ata e kanë marrë zyrtarisht për çështjen që ka të bëj në lidhje me një vrasje që ka ndodhur atje. E akuzojnë Franc Çopjan si organizatorin apo si njeriu i interesuar që të ndodhte. Hetimet vijojnë ende dhe ai nuk ka dalë në gjyq. Me këto të fundit, duket se SPAK mbyll përfundimisht operacionet në Elbasan. Operacioni i SPAK ka goditur kryesisht zyrtarët pasi pjesa tjetër nuk ndodhen në Shqipëri. Hajdar Çopja nuk është në arrest, është ndaluar për 31 ditë në Emiratet e Bashkuara. I vëllai i tij është ekstraduar dhe ndodhet i arrestuar në Mbretërinë e Belgjikës. Mikel Qosja, po ashtu është një emër i njohur. Është arrestuar 2 herë në Dubai, për llogari të Interpolit dhe në të dyja rastet pasi është parë dosja është lënë i lirë dhe vazhdojnë të qëndrojnë atje. Kjo ka bërë që situata në Elbasan kohët e fundit ka qenë kryesisht e qetë dhe nuk është se ka patur ngjarje të intensitetit që pati nga viti 2016-2022.
-Për arrestimin e kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, bëhet fjalë për çështjen ‘Toyota Yaris’ dhe ‘Toyota Auris’, mbetet me dy emra, si shpjegohet?
Mbeti me të dyja emrat pasi ‘Toyota Jaris’ e tha ish-kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ka qenë data 21 qershor 2021. Që të deklarosh publikisht në Parlament dhe para mediave, që po vjen një ngarkesë me 5 milion euro, e fshehur në një trajler i cili transporton automjete dhe ndodhet në një ‘Toyota Jaris’ dhe pas 3 ditësh të kapet në Portin e Durrësit, fiks një trajler që vinte që andej, nuk ishte ‘Toyota Jaris’ por ishte ‘Toyota Auris’. U kap një sasi prej 3. 4 mln eurosh, këtu është zanafilla. Ai nuk ka qenë operacion në mbikëqyrje as i autoriteteve belge e as i autoriteteve tona. Në hetimin që kishin autoritetet belge, ato sëpari hetonin kush është linja që po bënte transportin e parave. Ne në Shqipëri, kapëm shoferin me një ndihmës dhe fillimisht çështja u nis për krim të organizuar dhe pastrim parash e në fund përfundoi për mos deklarim të hollash. Thjesht, shoferi nuk deklaroi që kam në makinë 3. 4 milion euro.
Autoritetet belge dyshonin se ata para rridhnin nga aktivitetet e drogës në Mbretërinë e Belgjikës. Nga dëshmia që kam dhënë në Belgjikë, iu kam thënë se kjo ngarkesë, këto automjete nuk janë ngarkuar në mbretërinë e Belgjikës. Njëra nga automjetet është marrë në Belgjikë por është ngarkuar në territorin e Republikës Gjermane, në një servis makinash, sapo kalon kufirin belg. Shoferi i trajlerit që transportonte veturat, ka parkuar aty, i kanë thënë do shkosh të rrish në hotel dhe do të vish brenda 24 orësh. Autoritetet belge hetonin dhe kërkonin të dinin të dinin nga e mori vesh lideri i opozitës kur nuk e dinte asnjë dhe aty më thanë se ky operacion nuk ka qenë as në monitorim e as në hetim. Ato nuk kanë ditur gjë për këtë lëvizje dhe kjo ka qenë një nga shumë rrugët që janë kryer. Në momentin kur me kanë nxjerr fotografitë e personave që ata dyshonin, më kujtohet që iu kam thënë që ju jeni akoma vetëm te transportuesit. Kaluan çështjen se nga e dinte lideri i opozitës, e nga hetimet e tjera iu kishte rezultuar se nëpërmjet kësaj linje iu kishin ardhur dhe ngarkesa të tjera parash, madje këto para mund të ishin përdorur për të sponsorizuar fushatën elektorale dhe për qëllime politike.
Pronari i parave, dyshohej për një organizatë shumë të fuqishme e cila nuk është goditur ende edhe tani. E njohur si ‘grupi i Brazilit’. Bëhet fjalë për një organizatë që merret me kokainë në nivele të larta. Në momentin kur në Shqipëri u liruan dy të arrestuarit pasi akuzat filluan të bien, hyn në lojë prokurorët dhe oficerët e Policisë Gjyqësore, dhe prokurori Aurel Zarka mendohet të ketë bërë letrat e çështjes. Autoritet belge i thelluan hetimet dhe ngrinin pikëpyetje se kush e mbështeste grupin nga ana institucionale në Shqipëri, si në Polici, Gjykatë e Prokurori e si e tillë nisën bashkëpunimin me SPAK-un.
-Belgët nga e morën vesh se nga e mori vesh Basha?
Si politikan shqiptar nuk është vetëm Basha dhe shumë më tepër se Basha dhe baras me rëndësinë e Bashës.