Connect with us

Politike

42 vjeçari u dhunua për vdekje/ Salianji akuza Policisë: Nuk kanë interes të zbardhin vrasjen

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e ka krahasuar dhunimin për vdekje të Egli Progës në Pograsec nga i riu Denis Meçe, si rasti i vrasjes së Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Salianji shkruan në rrjetet sociale se kjo ngjarje është kronikë e përsëritur dhe se për ta qepur manipulimin e ngjarjes nuk reagon drejtoria vendore as komisariati por Drejtoria e Përgjithshme.

Deputet demokrat thotë se përgjegjësi politik është ministri i Brendshëm, i cili nuk ka reaguar ende.

Më tej ai shkruan se Ervin Hoxha, mbase po mendon dorëheqjen për të mbajtur të njëjtin standard qe u vendos me dorëheqjen pas manipulimit të vrasjes së Klodian Rashës.

Salianji shtroi edhe një pyetje për ministrin dhe drejtorin e përgjithshëm: “A e  ka referuar Policia e Pogradecit prokurorisë ngjarjen si aksidentale?”

Reagimi i Ervin Salianjit

Drejtues të policisë  së shtetit fatkeqësisht në mënyrë të përsëritur, nuk kanë interes të zbardhin ngjarjet por të zbardhin faqen e qeverisë! Në rastin e vrasjes në Pogradec i vendosën “pistoletë në dorë” mediave njësoj si i vendosën të ndjerit Klodian Rasha, po njësoj si fajësuan çdo zë dhe garantuan që TIMS nuk kishte ndërhyrje, në po të njëjtën stil siç mbrojnë bandat që kërcënojnë votuesit!

❌️Një Kryeministër që mbron interesin publik mban përgjegjës institucionet që dështuan, KM që ka interes të mos demotivojë skuadronet e krimit pak para zgjedhjeve i turret mediave dhe opinionit!

⛔️Ngjarja është ndër njollat më të turpshme që i vendoset policisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:05 ku autori Denis Meçe e ka takuar dhe më pas konfliktuar me Egli Progën rreth 20 metër nga lokali i tij, përballë një tjetër lokali në pronësi të shtetasit Voltan Sh.  i arrestuar për fshehje të ngjarjes më pas. I plagosuri sipas burimeve ka qëndruar për rreth 30 minuta dërisa ka ardhur ambulanca, ndërsa autori është larguar menjëhërë nga vendngjarja. Veprimet e policisë në momentet e para kanë qënë të dyshimta, pasi burime zyrtare brënda saj për mediat kanë reaguar në momentet e para duke e konsideruar ngjarjen aksidentale dhe viktimën të dehur i cili ishte rrëzuar në rrugë. Në këto momente policia nuk e ka konsideruar këtë zonë si vendngjarje dhe largoi piketat (konat) nga vendi i ngjarjes, e gjithë situata rreth orës 19:40-19:50.

Rreth orës 19:50 konfirmohet si i vdekur Egli Proga, policia rikthehet në vendngjarje, vendos shiritat e skenës së krimit dhe vetëm pas vdekjes së 42-vjeçarit fillon sekuestrimin e pamjeve. Edhe pse i plagosuri kishte shenja të shumta dhune në kokë gjatë transportimit në spital, kjo përsëri nuk e shtyu policinë të hetonte paraprakisht për vrasjen.

✒️Lajmin që nuk kishim të bënim me një aksident por me një vrasje, së pari e kanë nxjerrë mediat rreth orës 09:00. Ndërsa vetëm në orën 10:10 të një dite më pas ngjarjes ose 16 orë më pas, policia ka reaguar për arrestimet dhe ngjarjen,  vrasja nuk është raportuar as me informacion paraprak. Pas raportimit fillestar ku gjithë mediat pa përjashtim e cilësuan vrasje pas konfirmimit nga zëdhënësit lokalë të policisë, disa prej tyre raportuan që burimet paraprake ishin jozyrtare, si një mënyrë për të mbuluar ngjarjen.

Edhe pse çështja u referua si vrasje me dashje, prokuroria rikualifikoi veprën në vrasje nga pakujdesia!

‼️Ky rast ritregon përdorimin ekstrem që bandat i bëjnë segmenteve të veçanta të policisë, përdorimin e saj për shkak se emërimet e drejtuesve lokalë certifikohen në pozicione vetëm nga bekimi i bandave!

❌️Kronikë e përsëritur që për ta qepur manipulimin e ngjarjes nuk reagon drejtoria vendore as komisariati por Drejtoria e Përgjithshme.

Si pas çdo rasti për drejtuesit e policisë fajin e ka viktima!

‼️Përgjegjësi politik ministri i brendshëm nuk ka reaguar ende, mbase po mendon dorëheqjen për të mbajtur të njëjtin standart qe u vendos me dorëheqjen pas manipulimit të vrasjes së Klodian Rashës!

Pyetje për ministrin dhe drejtorin e përgjithshëm,

A e  ka referuar Policia e Pogradecit prokurorisë ngjarjen si aksidentale?

Advertisement