Connect with us

Politike

Berisha nxjerr foton e Ramës me dajën e vr’asësit të Progës: Ja pse nuk e dënoi krimin

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar sërish për vrasjen e regjistruar në Pogradec, ku 29-vjeçari Denis Meçe dhunoi me grusht për vdekje 42-vjeçarin Egli Proga, babain e dy fëmijëve.

Berisha ka publikuar në rrjetin social faktin se autori në vitin 2016 ka vënë foto profili në Facebook dajën e tij Valter Gora dhe kryeministrin Edi Rama.

Sipas liderit demokrat, kjo është edhe arsyeja pse kryeministri Rama nuk e dënoi vrasjen dhe nuk shprehur ngushëllime për familjen e Egli Progës.

29-vjeçari Denis Meçe njihet si një person problematik në Pogradec, kjo edhe për shkak se kishte mbështetjen e dajës së tij, Valter Gora, një ish-drejtor me “pushtet rilindas” në Pogradec, i cili ka mbajtur poste të rëndësishme në juglindje, i përfshirë në shumë afera, si dhe i arrestuar për korrupsion.

Postimi i Berishës:

Ja pse Rama nuk dënoi vrasjen dhe nuk ngushëlloi familjen e Egli Proges.

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital!

Përshëndetje Doktor!
Foto ne profilin e FB të vrasësit, daja i tij me kryeministrin.

Advertisement