Kosova
Fatkeqësia e rradhës mbi Ibër/ Nis loja me armë dhe fishekë
Branimir Stojanoviç, ish-zyrtar i Listës Serbe ne veri te Kosoves, tha per median serbe Danas, se kryeministri Albin Kurti nuk mund të vendos absolutisht asgjë për hapjen e urës mbi lumen Ibër dhe kujtoi se ura në Mitrovicë kontrollohet nga NATO.
“Nëse Kurti mendon të krijojë tensione kundër ushtarëve të NATO-s, pa e ndëshkuar për këtë vendet e NATO-s, atëherë ka një lloj marrëveshjeje te fshehte për të cilën ne nuk e dime gjë. Por mendoj se kjo do jete një lojë që do ta ndryshojë situatën në fushë” – theksoi Stojanović.
Sipas tij, Kurti po e bën gjithe kete trazirë për shkak të zgjedhjeve qe pritet te zhvillohen ne Kosove, teksa sondazhet e opinionit publik kanë treguar se politika më fitimprurëse për popullatën shqiptare për momentin është urrejtja dhe represioni ndaj serbëve.
“Pas fatkeqësisë në Banjskë ne presim të ketë fatkeqësi të radhës. Politika e Listës Serbe u shemb plotësisht në aspektin e organizimit brenda popullit serb në Kosovë dhe në raport me shqiptarët dhe punën në institucionet e Kosovës. Shpresa e vetme është krijimi i një strategjie më të mençur dhe më të përgjegjshme proaktive në të gjitha nivelet e veprimit serb në Kosovë. Me këtë qasje humbëse dhe deficitare, ne vetëm sa po e ndihmojmë Kurtin” – vlerësoi Stojanoviç.
Kurse Milija Biševac, kryetar i Lëvizjes Popullore Serbe nga Kosova, beson se çështja e hapjes së urës mbi Ibër për trafik është një nga problemet aktuale me të cilat ballafaqohen serbët në veri. Sipas tij, ajo ure ka qene bastion i konfliktit mes serbëve dhe shqiptarëve për vite me radhë, por edhe simbol i rezistencës dhe spastrimit etnik të pjesës veriore nga grupe të caktuara shqiptare.
“Procesi i rihapjes së kësaj ure për trafik dhe pluhuri i madh mediatik që u ngrit në Prishtinë për këtë, tregon se kjo çështje është shumë e politizuar dhe se në prag të fushatës zgjedhore, me kete vendim, Kurti dëshiron të rrisë rejtingun dhe të mbajë veten në pushtet” – deklaroi Bishevac, I cili gjithashtu beson se ura nuk do të hapet në periudhën e ardhshme dhe se për herë të parë Komuniteti Ndërkombëtar është i vetëdijshëm për pasojat që mund të shkaktojë për sigurinë e qytetarëve dhe ushtarëve të KFOR-it.
Sipas tij, Beogradi zyrtar është dashur ti parashikonte shumë më herët veprimet e Kurtit.
“Përveç faktit që presidenti i Serbisë po na tremb me deklaratat e tij se mund të ketë lëvizje të njëanshme, ai duhet të dalë publikisht dhe të prezantojë qartë para qytetarëve se për çfarë kanë rënë dakord në Bruksel për urën dhe çfarë instrumentesh mund të përdorë për te na siguruar mbrojtje” – potencoi kryetari i Lëvizjes Popullore Serbe nga Kosova