Connect with us

Kosova

Pushtimi i veriut dhe Ura me një Hark/ Vulin tregon qëllimin e Albin Kurtit

Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksander Vulin tha se është shumë e rrezikshme hapja e urës në Ibër dhe se ideja kryesore e Albin Kurtit, që qëndron pas këtij synimi, është që Forcat e Sigurisë së Kosovës të pushtojnë veriun.

Vulin u shpreh se serbët janë shumë të shqetësuar, po ashtu edhe Qeveria e Serbisë.

“Politika e Albin Kurtit është spastrimi etnik i Kosovës. Dëshira e tij është që të pastrojë veriun dhe jugun e Kosovës nga serbët”, ka theksuar ai.

Vulin kujtoi se, sipas Rezolutës 1244 të OKB-së, NATO është garantuesi i mbijetesës së serbëve dhe se detyra e tyre është ti mbrojnë, të mos lejojnë arrestimin e serbëve.

“Serbia vazhdimisht do ta kujtojë këtë. Me veprimet e saj mobile do të ndihmojë mbijetesën e serbëve. Dinari u hoq që të mos mund të financonim jetën e serbëve në Kosovë”, theksoi ai.

Vulin vlerësoi se është shumë e rrezikshme hapja e urës në Ibër, sepse shqiptarët dhe serbët nuk duan të jetojnë bashkë.

“Ideja kryesore e Kurtit është që Forcat e Sigurisë së Kosovës të kalojë urën dhe të vijë në veri për ta pushtuar atë”, nënvizoi Vulin.

Advertisement