Connect with us

Sport

Juventus e nis si pretendent, Thiago Motta debuton me fitoren bindëse kundër ekipit të Fabregas

Juventus e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri në Serie A, duke mposhtur me rezultatin 3-0 në shtëpi të sapongjiturit e Comos.

Sfida nisi mjaft mirë për bardhezinjtë e Thiago Mottës, të cilët gjetën rrjetën me anë të talentit Mbangula në minutën e 23’, ndërsa në fundin e pjesës së parë Weah dyfishoi shifrat.

Pjesa e dytë foli gjithashtu për “Zonjën e Vjetër”, e cila vulosi takimin me anë të një goli të shënuar nga Cambiaso në fundin e takimit.

REZULTATI:

JUVENTUS 3-0 COMO

Mbangula 23’, Weah 45+1’, Cambiaso 90+1’

GOLI I MBANGULAS (VIDEO)

GOLI I WEAH (VIDEO)

GOLI I CAMBIASOS (VIDEO)

Advertisement