Pinknews
Habit Robert Berisha: Më kanë ngatërruar vajzën e madhe me nusen
Në një rrëfim të veçantë, këngëtari i njohur Robert Berisha ka ndarë detaje për jetën e tij private, duke u përqendruar në marrëdhënien me vajzën e tij të madhe, Arona.
Në një intervistë të ndarë së fundmi, Berisha përshkroi momentet e kaluara së bashku me Aronën dhe ndikimin që ajo ka pasur në jetën e tij.
Berisha tregoi se gjatë vizitës së fundit të Aronës në Kosovë, ata shkuan në disa lokale nate, ku, sipas tij, njerëzit shpesh e ngatërronin vajzën e tij me të dashurën e tij 23-vjeçare.
Me humor, këngëtari tha se ishte një eksperiencë e veçantë dhe e këndshme të kalonte kohë me Aronën në këto ambiente.
Për Rennën, vajzën që Berisha ka me këngëtaren Nora Istrefi, ai përdori fjalë të ngrohta dhe të veçanta, duke theksuar talentin dhe karakterin e saj të jashtëzakonshëm.
“Vajza është 18 vjeç e kam nxjerrë nëpër klube, dhe mund të qëndrojë edhe këtu. Ishte një ndjenjë interesante me dalë me vajzën kështu në klube, nuk e dinin kush ishte nusja dhe kush ishte vajza. Dhe më pas mora Rennenë dhe dola me të. Renne është komplet tipi im, më dreq nuk e bën më nëna, ka shumë talente, flet anglisht në dialekte të ndryshme, është krejt vajzë e mirë. Nuk është e llastume, edhe pse i ka të gjitha mundësitë, mami i rri gati me të gjitha të mirat, por nuk e ka shpërdoruar besimin tonë”, u shpreh Berisha.
Nga ana tjetër, Arona ka kaluar shumë kohë në Angli me nënën e saj, dhe kohët e fundit është rritur ndjeshëm numri i takimeve me të atin.