Politike
‘Nëse ikën Meta dhe vampirët e tjerë politik, Shqipëria bëhet 4 milionë
Sa i përket premtimeve të Ilir Metës se kur PL të vijë në pushtet, vendi do ketë për pak vite 4 milion shqiptarë, juristi Kreshnik Spahiu i konsideron si qesharake.
Sipas tij ne do të bëhemi 4 milionë shqiptarë në vend, atëherë kur Meta dhe 3 peshkaqenët e tjerë të largohen nga politika.
”Thjesht komike. Jam shumë serioze dhe them që periudha në të cilën ka ndodhur eksodi, kur janë larguar gjysmë milioni shqiptar ka qenë kur Ilir Meta ishte kryetar parlamenti 4 vite dhe kryetar shteti 5 vjet.
Ka vetëm një mënyrë që të bëhemi 4 milion, nëse Meta dhe 3 vampirët e tjerë do largohen në Shqipëri do kthehen mbi 2 milion emigrantë plus arbëreshët stërnipat e Skënderbeut.
Do ndjehen të lirë të kthehen. Nëse Meta dhe 3 peshkaqenët nuk largohen Shqipëria do shkojë në 400 mijë”, u shpreh Spahiu