Connect with us

Kronike

Atentati i dështuar në Shkodër/ Zbulohet identiteti i dy vëllezërve, në kërkim kushëriri e tyre

Dalin në dritë të tjera detaje nga atentati i dështuar në Bushat të Shkodrës më 23 gusht. 3 persona janë shpallur në kërkim, ndërsa mësohet edhe identitetin e dy vëllezërve në kërkim. Bëhet fjalë për vëllezërit Andrea e Aleksandër Prendin nga Bushati, ndërsa në kërkim burime thonë se është edhe kushëriri i tyre.

Të paktën dy persona medohet të kënë qenë brenda Audit të blinduar, kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashi. Për shkak të hetimeve, blutë e Shkodrës nuk bëjnë me dije identitetin e personave ndaj të cilit ishte planifikuar atentati, por dyshohet se në mjetin e blinduar ishte dhe një personazh i botës së krimit i shpallur në kërkim. Ndaj dy vëllezërve rëndon akuza e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Dyshohet se mes dy grupeve ka pasur edhe shkëmbim zjarri, pasi në automjetin e vëllezërve Prendi janë gjetur gjurmë plumbash, çka ka ngritur edhe dyshimet për shkëmbim zjarri. Sipas mediave online, besohet se njëri nga vëllezërit Prendi ka qëlluar me automatik, duke lëvizur me një motor. Ndërsa dy persona të tjerë kanë lëvizur me një automjet “BMW” e cila më pas është gjendur nga policia i braktisur.

Ndërkohë, dy personat që lëviznin me Audin me targa gjermane nuk kanë pësuar asnjë dëmtim. Policia është e rezervuar në dhënien e informacioneve, ndërkohë që dy personat brenda Audit, të cilët i ka identifikuar, nuk i përmend as si persona në kërkim as të ndaluar, çka lë dyshime që edhe ata të kenë braktisur në rrugë Audi-n, e të jenë larguar, me një tjetër automjet që dyshohet se e kishin për mbështetje.

Burime jo zyrtare thonë personat me Audi po shkonin tek vëllezërit Prendi për një konflikt të dyshuar mes tyre, por janë pritur me armë zjarri.

Advertisement