Kosova
Serbia blen 12 avionë për 2.7 miliardë dollarë nga Franca! Macron: Do kujdesem për serbët në Kosovë
Serbia nënshkroi një kontratë për të blerë 12 aeroplanë luftarakë “Rafale” nga Franca të enjten, gjatë një vizite që presidenti francez, Emmanuel Macron, zhvilloi në Beograd.
Më pas në konferencën e përbashkët për shtyp, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se është i shqetësuar me aksionet “e njëanshme” të Kosovës. Sipas tij, këto lëvizje nuk janë një sinjal i mirë drejt normalizimit të raporteve me Serbinë.
“Në këtë aspekt, jemi veçanërisht të përkushtuar në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Do të vazhdojmë të përkrahim ndërmjetësimin evropian, në mënyrë që të arrihet progres në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, që janë kyçe për rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai ndër të tjera.
Presidenti i F!rancës ka lavdëruar Serbinë duke thënë se ajo ka vendin në Bashkimin Evropian.