Pinknews
Einxhel Shkira moderatorja e njohur u ndëshkua me gjobë se theu karantinën, reagon e revoltuar: Unë e kam kaluar COVID-in! Ti kur je në shtëpi vetëm a mban prezervativ? (VIDEO)
Që prej ditës së djeshme në vendin tonë ka filluar karantina e pjesshme duke ndaluar qarkullimin në të gjithë vendin nga ora 22:00 deri në orën 06:00.
Mirëpo gjatë natës që lamë pas ka pasur edhe nga ata që nuk e kanë respektuar këtë rregull, si puna e moderatores Einxhel Shkira.
Ajo ka treguar përmes një postimi në rrjtet sociale se nuk iu bund urdhrit të qeverisë për të mos dalë në rrugë në orën 22:00 dhe si pasojë është ndëshkuar me gjobë nga policia.
Këtë e ka treguar në Instastory teksa shihet që ecën në rrugë jashtë orarit të lejuar duke filmuar veten dhe duke treguar ngjarjen që sapo i ndodhi.
‘Ky muhabeti i karantinës në orën 10 paska qënë serioze nuk ka qënë shaka. Sapo kalova 2 patrulla, të parës i kalova të dytës te lagjia që më ndaluan dhe më thanë se sapo bëra 2 shkelje. Isha jahstë orarit dhe nuk kisha maskë. Nëse unë e kam kaluar Covidin dhe nuk ka kush ma ngjit më dhe nuk kam kujt t’ja ngjis pse duhet ta mbaj maskën. Nëse unë jam vetëm në rrugë pse duhet ta mbaj maskën? Ti kur je në shtëpi vetëm a mban prezervatitiv?’-thotë Einxhel e revoltuar.