Pinknews
Osman Azemi ndez sërish debat: Shqipëria le të mësojë, aktorët nuk dinë të bëjnë filma
Deklaratat e fundit të aktorit Osman Azemi kanë shkaktuar polemika si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Azemi u shpreh se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për sukseset e Kosovës, duke përmendur emra të njohur si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, dhe Xherdan Shaqiri.
Por, Azemi nuk është ndalur me kaq dhe kësaj here ka pasur diçka për të thënë dhe për aktorët në Shqipëri. Sipas aktorit kosovar Shqipëria spikat për emisionet, por sa i përket serialeve dhe filmave trofeun e merr Kosova. Azemi thotë se Kosova ka aktorë më të mirë dhe se në Shqipëri janë duke mësuar
“Po kanë thënë provo, pse jo. Baba im më ka thënë është treg i vogël ke për të pasur shumë stres në rrugë. Kemi ndryshim, kënga na lidh me Shqipërinë, por humori nuk na lidh. Duhet ta pranojmë.
Ata kanë rregulla të tjera, adete të tjera ne kemi adete të tjera. E shoh që ata janë të mirë kështu në emisione, të bëjnë E diela spektakël Big Brother, unë nuk e shikoj Big Brother, nuk jam infektuar, por unë mendoj se kemi seriale më të mira dhe me filmat, por edhe ata po mësojnë. Janë të mirë, s’mund të them që nuk janë të mirë, por Kosova është më e mirë. Ata na shohin ne pak si krahinë”, ka thënë ndër të tjera Azemi ne njw interviste qe eshte kthyer virale ne rrjet.