✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Shpërthimi i merr jetën të moshuarës/ Shembet tarraca, evakuohet e gjithë godina

Një 83-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në një apartament në qytetin e Elbasanit. E moshuara banonte në apartamentin ngjitur me banesën ku ndodhi shpërthimi.

Ngjarja shkaktoi dëme të konsiderueshme në pallat, ku u shembën muret e apartamentit, një pjesë e shkallëve dhe, sipas informacioneve nga vendngjarja, edhe tarraca e ndërtesës.

Përveç viktimës, tetë persona të tjerë mbetën të asfiksuar. Sipas të dhënave paraprake, ata ndodheshin jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas shpërthimit, në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, Policia dhe ekipet e emergjencës, të cilat nisën evakuimin e banorëve dhe ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit në apartamentin ku ndodhi ngjarja. E gjithë godina u evakuua për arsye sigurie.

Ndërkohë, ekipet e emergjencës vijojnë operacionet, ndërsa pritet ndërhyrja në apartamentin ku ndodhi shpërthimi. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes tragjike mbeten ende për t’u përcaktuar.

Advertisement