Connect with us

Kosova

LEVIZIN HIJET E KREMLINIT/ Rusia do që një regjim populist të mbetet në pushtet në Serbi

Tema e më të fundit e diskutuar persa i perket situates ne Ballkanin Perendimore, eshte qëndrimi i Rusisë dhe Kinës ndaj minierave të litiumit në Serbi.

Duke duke gjykuar nga deklaratat e presidentit serb Aleksander Vucic, zëvendëskryeministrit Aleksandar Vulin, dhe kryesisht bazuar në deklaratën zyrtare të Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Moska e mbështet Vuçicin në shuarjen e protestave kundër litiumit, edhe pse Vuçic, me nënshkrimin e Memorandumit bëri diçka që duhet ta kishte zemëruar Rusinë dhe Kinën.

Per Srđan Cvijiç, kryetar i Bordit Këshillimor Ndërkombëtar të Qendrës së Beogradit për Politikë të Sigurisë, që nga fillimi i agresionit kundër Ukrainës, pozicioni i Rusisë në Ballkan është dobësuar ndjeshëm, por ajo ruhet ende në Serbi, Republika Srpska dhe pjesërisht në Mal të Zi, kryesisht falë aktorëve politikë vendas, të cilët, për arsye të ndryshme, duan që Rusia të jetë e pranishme në rajon. Ai mendon se Rusia është në gjendje të prishë llogaritë e Vuçiqit kur bëhet fjalë për një marrëveshje me partnerët perëndimorë për të nxjerrë litium në Serbi por çështja nuk është vendimtare për njerëzit në Kremlin.

Kurse Dimitrije Miliç, drejtor programi i organizatës joqeveritare Rruga e Tretë e Re u shpreh se Rusia ka një numër shumë të vogël aleatesh në Evropë dhe për këtë arsye ajo përpiqet të mbajë marrëdhënie të mira me të gjithë aktorët që janë të hapur edhe për bashkëpunim me Moskën. Nuk pati asnjë kritikë të veçantë ndaj qeverisë në Serbi kur u zbulua se Serbia, edhe pse në mënyrë indirekte, po armatoste ushtrinë ukrainase ose kur ishte fjala për diversifikimin e vazhdueshëm të gazit të Serbisë që nuk korrespondon me Rusinë. Sipas tij, arsyeja e sjelljes së Rusisë është se Serbia është një nga vendet e pakta që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Advertisement