Connect with us

Kosova

Serbët e veriut ‘arratisen’/ Plani i fshehtë i zhvendosjes, Çanak ka një kërkesë

Nenad Çanak, ish-kryetar i Lidhjes Social-Demokrate të Vojvodinës, nëpërmjet një postimi në platformën “X”, ka thënë se kryeministri kosovar, Albin Kurti, duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë veriut të Kosovës, pas disa informacioneve nga Serbia se në rajonin e Sanxhakut janë duke u ndërtuar shtëpi e banesa për serbët e Kosovës.

“Kurti ushtron 100 për qind të pushtetit. Prandaj, ka përgjegjësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim nacionaliteti apo feje. Paralajmërimi që I kemi dërguar, obligon autoritetet në Kosovë që të kenë kujdes të veçantë për veriun” – ka shkruar Canak.

Dy ditë më parë, ekzekutivi kosovar njoftoi se Kurti ka pritur në takim Çanakun, i cili ka qenë i shoqëruar nga Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ku është diskutuar rreth “planeve” të Serbisë për serbët e Kosovës, të cilët janë shumicë në pjesën veriore.

Në një komunikatë të lëshuar më 1 shtator, shërbimi për shtyp ka njoftuar se Kurtit i është përcjellë informacioni se Serbia planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës, posaçërisht atyre në veri të vendit, në Sanxhak, ndërsa shteti serb ka filluar ndërtimin e shtëpive dhe banesave në këtë rajon.

Advertisement