Kosova
‘Grupi i Tiranës’ brenda LVV, injektON propagandë anti-SHBA në Kosovë e Shqipëri
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka shkruar për grupin e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje që janë nga Shqipëria e të cilëve iu është referuar si “grupi i Tiranës”. Ai tha se bëhet fjalë për tri shtylla kryesore të propagandës që bëhet nga ky grup i zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, që lidhen me Veriun, Shqipërinë dhe raportin me SHBA-në.
Krasniqi ka shkruar se propaganda kundër Asociacionit ka qenë më racionale, megjithatë sipas tij, tashmë ajo është shndërruar në “propagandë gebelsiane kundër qytetarëve serb”. Sipas tij, një qasje e tillë s’do të kalojë pa pasoja.
Profesori gjithashtu ka përmendur edhe premtimin për bashkimin me Shqipërinë. Sipas Krasniqit, propaganda joreale për bashkim me Shqipërinë është shndërruar në propagandë kundër vetë Shqipërisë.
Krasniqi pretendoi se “Grupi i Tiranës” ka përpunuar dhe një platformë anti-perëndimore, më së shumti kundër SHBA-së, propagandë të cilën thotë se tashmë e kanë shpërndarë nëpër masa të gjera dhe se sot mund të flitet për histeri antiamerikane në radhët e militantëve të VV-së në Kosovë.
“I ashtuquajturi “Grupi i Tiranes” brenda LVV, janë ustallarë të propagandës. Me gjasë, fuqia e LVV buron më shumë nga propaganda e tyre, se sa nga lidershipi i Kurtit” – ka theksuar Krasniqi, sipas te cilit, tri jane shtyllat qe ka propaganda e përpunuar prej “Grupit të Tiranës”: veriun e Kosovës, Shqipërinë dhe Perëndimin (SHBA-në.)
Sipastij, “Propaganda mbi Shqipërinë, ka dështuar me turp. Nga një propagandë joreale për bashkimin kombëtar, ka kohë që është shndërruar në propagandë bizare kundër vetë Shqipërisë, gjoja nën maskën e luftës kundër qeverisë Rama”
“Në emër të gjoja sovranizmit, propaganda e “Grupit të Tiranës” ka përpunuar një platformë agresive antiperëndimore dhe sidomos antiamerikane, të cilën tashmë e kanë injektuar në masat e gjera. Sot mund të flasim për histeri antiamerikane në radhët e shumë militantëve të LVV në Kosovë” – ka deklaruar Krasniqi