Connect with us

Kosova

Vuçiç është si Tito, luan shumë kumar me letra…Biznesi me Rafale…

Kurt Volker, ish-ambasador i SHBA-së në NATO dhe i dërguar i posaçëm për Ukrainën, I pyetur nese Marrëveshja për shitjen e avionëve luftarakë francezë Rafale Serbisë është një veprim strategjik i Beogradit apo është një marrëveshje e zakonshme tregtare, ish ambasadori I NATO-s u shpreh: – Le të fillojmë nga pala franceze. Nëse Franca mund t’i shesë avionët, do t’i shesë. Prandaj, nuk është politikisht e rëndësishme për Francën. Tashmë nga pikëpamja e biznesit, asaj i pëlqen ideja që njerëzit të blejnë Rafale. Pra, është thjesht biznes, kurse nga ana serbe, ka disa gjëra në lojë.

Mendoj se Vuçiq në thelb po përpiqet ta bëjë Serbinë, le të themi, një Rusi në Ballkan. Pra, një komb dominues në Ballkanin Perëndimor që luan kartën e minoritetit serb në vende të tjera, duke u mbështetur në një masë të madhe tek Rusia, burimet e saj energjetike dhe Kisha Ortodokse Ruse. Megjithatë, ajo ende përpiqet të ruajë një farë lirie manovrimi dhe pavarësie. Prandaj, disa kontrata dhe marrëdhënie me vende të tjera e ndihmojnë Vuçiqin në marrëdhëniet me Rusinë. Gjithashtu e ndihmon atë ta portretizojë Serbinë si më të orientuar drejt reformave sesa është në të vërtetë” – deklaroi Walker, sipas te cilit Vuçiq po luan një rol të madh në prapaskenë në favor të nacionalizmit serb si edhe po përdor ndikimin rus si atu në marrëdhëniet e tij me SHBA-në dhe BE-në

“Vuçic është si Tito, ai luan shumë letra. Tito luajti kartën e Lindjes, Perëndimit, Lëvizjes së të Paangazhuarve. Vuçic po luan gjashtë apo shtatë letra që janë reciproke, nëse jo armiqësore, atëherë mjaft të kundërta, që do të thotë Shtetet e Bashkuara dhe Evropa në njërën anë dhe Kina dhe Rusia nga ana tjetër. Tani me te drejte lind pyetja: Edhe per sa kohë mund të vazhdojë Vuçiq te luaj këtë lojë në anë te ndryshme?

Advertisement