Politike
“Orë 500 mijë €…”/ Trondit Berisha: Ja çfarë pash në SPAK
Lideri i opozitës Sali Berisha ishte këtë të mërkurë në SPAK. Ish-kryeministrit Sali Berisha i është komunikuar akuza e korrupsionit pasiv e kryer në bashkëpunim.
Duke aluduar për një prokurori të korruptuar Berisha tha se gjeti disa “thesare” në atë që e cilësoi “muzeu i SKAP-it”.
“Vizitova pjesën muzeale të SKAP-it, aty gjendej ora 500 mijë euro e qëndisur me diamante dhe dhurata e Edi Ramës. Gjendet fotografia jo origjinalja, se atë e ka ai. Gjendej fotografia e Amand Josifit. Gjendej Ymer Lala tek i jepte Dumanit 1 milionë euro për pyetjet që nuk i bëri.
Gjendej Taulant Balla i cili po merrte shpërblimin e Suel Çelës për lirimin e vrasësve të Lulzim Kullës. Gjindeshin horra që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës dhe u bëjnë format më të neveritshme të korrupsionit për ti mbajtur peng ata”,- tha Berisha.