Connect with us

Politike

Irisi Luarasi i kujton Këlliçit “shamikuqen”: Xhelal Mziu i akuzuar për afera seksuale

Pyetjes së Belind Këlliçit se a mundet të thotë dikush nga paneli i të ftuarve në “Opinion” ndonjë akuzë për drejtuesit e qarqeve për fushatën e zgjedhjeve të 2025-ës të PD-së, i është përgjigjur Iris Luarasi.

Analistja i ka kujtuar artikujt kur Mziu ishte kryetar i Bashkisë së Kamzës, për të cilin ka thënë se është i akuzuar për shpërdorimin e postit për afera seksuale.

Belind Këlliçi: A mundet dikush të më thotë një akuzë të vetme për korrupsion për 1 nga këto 12 emra?

Iris Luarasi: Ta sjell unë tani. I ke lexuar artikujt për “shamikuqen” kur Xhelal Mziu ishte kryetar i Bashkisë së Kamzës? Apo nuk ke lexuar gjë ti se nuk ke qenë në Shqipëri në atë kohë? Nëse i ke lexuar, është një person i akuzuar për shpërdorimin e postit për afera seksuale. Ky është lajm i të gjitha gazetave.

Belind Këlliçi: E vetmja kritikë për listën ishte një artikull për Mziun, për fat e pashë telefonin dhe ma rikthyen në kujtesë, është vërtetuar që artikulli ka qenë i sponsorizuar dhe i paguar nga rivali i Mziut, Rakip Suli.

Iris Luarasi: Prandaj ajo zonja mori azil politik dhe u zhduk nga Shqipëria.

Advertisement