Connect with us

Politike

Dashnor Sula paralajmëron grevë urie: Është momenti për radikalizim

“E kam thënë në parlament që tmerri juaj do të jetë Arben Ahmetaj dhe inceneratori janë varri i hapur që do t’i përpijë të gjithë”. Kështu u shpreh deputeti demokrat Dashnor Sula në studion e  Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN, sipas të cilit vjedhja, korrupsioni dhe arroganca e kësaj qeverisjeje është shumë i madh. Sipas Sulës parlamenti është shtojcë e republikës kryeministrore.

“Këto kanë humbur arsyen. Arroganca e tyre nuk ka kufij më. Është prish çdo lloj balance politike me krimin ekonomike me krimin e institucionet. këtu ka vetëm një qeveri, ne dhe parlamenti mos ju rrejë mendja që jemi republikë parlamentare. Jemi shtojcë e republikës kryeministrore nuk jemi republikë parlamentare. Nuk është vetëm sot edhe në kohën tonë kështu ka qenë, por është tjetër gjë të jesh hajdut xhepash që vjedh 1 mijë lekë dhe hajdut bankash. Vjedhja e korrupsioni i tyre është kaq i madh. Nuk kishim dëgjuar kurrë që taksat e bashkisë i marrin vetë. Edhe taksat tuaja e tonat i marrin ata. E kuptoni ku kanë arritur këta? Berisha ka 12 vjet që ka ikur prapë ai e ka fajin? Ai Zagani nuk lënë gjë pa i bërë e futën në burg e internuan. Po ai Ahmetaj që po merr azil politik i joni ka qenë? E kam thënë në parlament që tmerri juaj do të jetë Arben Ahmetaj dhe inceneratori janë varri i hapur që do t’i përpijë të gjithë”.

Duke folur për çështjen Xhaçka, për të cilën socialistët do të kërkojnë mendimin e Komisionit të Venecias, Sula sjell në vëmendje në A2 debatin për imunitetin e Berishës dhe ngre pyetjen pse nuk iu drejtuan Venecias edhe për këtë çështje.

Advertisement