Connect with us

Kosova

Zbulohen mesazhe ‘bombë’ në cel e Vuçiçit/ Trump dhe Grenell, historia e papagallëve nga Beogradi 

Sipas Aleksandër Sekuloviç, bashkëpunëtor i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut  u shpreh se pavaresisht nga sa thone autoritetet serbe, thelbi i gjithë historisë dramatike për veriun e Kosovës është se kryeministri Albin Kurti dëshiron ta përfshijë atë pjesë në sistemin juridik të Kosovës dhe asgjë më shumë. Ai gjithashtu theksoi se nuk ka asnjë gjurmë të asnjë lloj terrori, dhune, krimi dhe mizorie ndaj serbëve apo persekutimit të planifikuar të tyre.

“Gjithçka që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës në këtë kuptim (vendosja e tabelave dygjuhëshe, ndërrimi i dokumenteve personale, shfuqizimi i institucioneve të shtetit serb, auditimi i transaksioneve të pagesave, hapja e urës në Ibër, etj.) të gjitha jane aktivitete normale administrative nën juridiksionin e çdo qeverie, dhe nje paradigmë për këtë është zëvendësimi i targave të automjeteve.Nuk është e qartë se çfarë lidhje kanë targat me persekutimin e serbëve, siç pretendon kryeministri serb Aleksander Vuçeviç” – deklaroi Sekuloviç, sipas te cilit, “Në Serbi targat janë ndërruar disa herë deri më tani, ndaj askujt nuk i ka shkuar në mendje të shohë në të synimin për të përndjekur serbët”

“Çfarë mund të jetë më normale se hapja e një ure si ajo mbi lumin Iber, që i shërben asaj për të cilën është krijuar?” – ka theksuar bashkëpunëtori i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, sipas te cilit, “kritikat e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së drejtuar qeverisë së Kosovës për gjoja veprime të njëanshme të ndërmarra pa marrëveshje me aleatët, duken shumë hipokrite”.

“Pa dyshim, disa perëndimorë e kuptojnë thelbin e problemit të Kosovës, por ka edhe nga ata të njohur që janë mishërim i përkufizimit klasik të një njeriu të padrejtë, i fortë me të dobëtin dhe i dobët me të fortë.

Është e qartë se historia e terrorit, e mbushur me mesazhe shoviniste, e papagallë nga Beogradi zyrtar dhe grupet e tij militante që e mbajnë të frikësuar popullsinë serbe në veri të Kosovës, synon të mbajë një konflikt të ngrirë në të cilin veriu i Kosovës do të të jetë baza e aksionit për kthimin e gjithë Kosovës në përbërje të Serbisë në të ardhmen e afërt apo të largët.

Në këtë kuptim, klasa politike e Serbisë ka shpresa të mëdha për fitoren e mundshme të Trump në zgjedhjet e ardhshme në Amerikë” – ka potencuar ne nje shkrim autorial Aleksandër Sekuloviç duke shtuar se “Obsesioni mesianik I dyshes Trump-Grenell për riorganizimin e botës, ka dalë tashmë në plan të parë në hartimin e të ashtuquajturës Marrëveshje e Uashingtonit e shtatorit 2020, dokument i pakuptimtë, i çuditshëm dhe i dëmshëm që mund të pranohej vetëm nga Abdullah Hoti i frikësuar dhe servili Aleksander Vuçic.

“Por kjo është arsyeja pse duhet të presim që Trump dhe Grenell, nëse fitojnë zgjedhjet, do të ndërtojnë fantazma dhe mirazhe të reja mbi atë marrëveshje fantazmë, sidomos kur është fjala për Kosovën, për gëzimin e madh të kleronacionalizmit serb”

Advertisement