Politike
Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar kaosin e krijuar nga opozita në Kuvend, pas dënimit të Ervin Salianjit për dosjen Babale. Spahiu tha në emisionin ‘5 pyetjet’ me gazetarin Ilir Babaramo se opozita djeg karrige si shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion.
“Çdo opozitë ka mënyrën e vet për të protestuar, s’mund të paragjykohet një opozitë që ka një numër të lartë deputetësh, aq më tepër që me të drejtë apo pa të drejtë, sot ka një deputet në burg, që të gjejë mënyrën e saj për të reaguar.
Drejtësia s’ka qenë proporcionale. Në SPAK, apo prokurorinë e Tiranës, ka më dhjetëra çështje që gjykohen, subjekte politike, apo personazhe politike që akuzohen për krime me rrezikshmëri më të lartë shoqërore. Të gjej masë dënimi me burg për vepër penale me rrezik shoqëror të vogël, s’ka kryer vepra penale, s’ka pasur as pushtet.
Për sa kohë Salinaji, s’ka pasur poste të tjera më parë, ndodhet në burg, do thoja që është një masë ekstreme. Burgun s’do ia uroja askujt. Reagimi i opozitës mund të ishte edhe më i lartë. Ajo që ka një lloj inkoherence është që opozita nuk arrin dot të ketë një përqasje të aksionit popullor. Sheshi para parlamentit duhej të ishte plot me njerëz. Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion. Njerëzit nuk e kanë ndjerë të ishin ata flakëhedhësit. Ke parë ndonjë revolucion të fillojë me datë, ne kemi qenë dëshmitarë të shumë skenave të reagimit popullor në 34 vitet e fundit kur populli indinjohet nga një akt politik i padrejtë. Fakti që s’ka njerëz në shesh, këta mundohen të organizojnë celulat, t’i sjellin me autobus”, tha Spahiu në Report Tv.