Connect with us

Politike

S’duam të shkatërrojmë Shqipërinë e as të djegim Tiranën, po kërkojmë një revoltë të qëndrueshme

Lefter Maliqi duke folur në Studio Live bëri apel për qytetarët të dalin në protestën e 7 tetorit, duke theksuar se nuk synohet të shkatërrohet kryeqyteti apo Shqipëria, por të krijohet një revoltë e qëndrueshme.

“Të dashur shqiptarë nuk do digjet Tirana. Në mënyrë figurative po mundojmë të djegim këtë qeveri për të krijuar një qeveri teknike. Terrorin e ka futur kjo qeveri, që vjedh, grabit, shantazhon votuesin e lirë. Jam përplasur me forcat operacionale.

Ditët e fundit, kur ne kapëm njerëz duke ndarë ndihmë, policia operacionale vinte dhe merrej me ne. Të dashur shqiptarë të shantazhuar janë dhe një pjesë e administratës që janë pjesë e kësaj qeverie. Të dashur shqiptarë nuk do ketë gjakderdhje. Rrini të qetë.

S’po kërkojmë të shkatërrojmë Shqipërinë. Po kërkojmë një revoltë të qëndrueshme në Tiranë. Pjesëmarrje ka pasur dhe në 2 mars. Por protestuesit vinin e dëgjonin fjalë të bukura dhe iknin.

Përralla me mbret, vinin njerëzit dhe iknin të zhgënjyer. Duhet qëndresë. Nuk po kërkojmë asgjë. I janë hequr të drejtat e deputetëve” – u shpreh ai.

Advertisement