Connect with us

Politike

Këlliçi i ashpër ndaj ndërkombëtarëve: Duhet të kenë turp për reagimet e tyre

Belind Këlliçi, në një intervistë televizive u tregua i ashpër ndaj ndërkombëtarëve, teksa tha se ata duhet të kenë turp për qëndrimet që kanë mbajtur ndaj zhvillimeve në vend.

“Çfarë t’i them ndërkombëtarëve unë këtu, ku për turpin e tyre dalin dhe reagojnë për djegien e 12 karrigeve të drurit para parlamentit, të shqetësuar për demokracinë funksionale në vend dhe nuk thonë njëherë një fjalë për inceneratorin e Tiranës; nuk thonë njëherë një fjalë për korrupsionin në Shqipëri; nuk thonë njëherë një fjalë për modelin e vjedhjes “5D” të instaluar në Bashkinë e Tiranës; nuk thonë njëherë një fjalë për lidhjet e krimit me qeverinë, me trafikun e drogës; nuk thonë njëherë një fjalë për burgosjen e një deputeti të opozitës sepse denoncoi një trafikant droge dhe unë të intimidohem se këtë po e thonë ndërkombëtarët?! Përkundrazi, është në turpin e tyre reagimet që mbajnë”, tha Belind Këlliçi në A2 CNN.

Sa i përket protestës së të hënës nga opozita, ai zbuloi se do të bllokohen disa akse në kryeqytet, ndërsa siguroi se nuk do të ketë dhunë.

“Gjithsesi, protesta e së hënës është kundër qeverisë kundër hajdutëve që janë instaluar në qeveri, kundër banditëve që janë në kabinetin qeveritar apo në Bashkinë e Tiranës. Do të ketë një bllokim të disa akseve të qytetit. Kjo nuk është një protestë kundër drejtësisë së kapur edhe pse drejtësia është e kapur në këtë vend, kjo është një protestë kundër kreut të narkoshtetit të parë në Europë, i cili quhet Edi Rama”, tha Këlliçi.

Advertisement