Connect with us

Kronike

Mbyti gruan në sy të fëmijëve/ Zbardhet dëshmia e Lulzim Tocit: S’e di pse e bëra

Eleonora Toci kishte vetëm disa javë që ishte bashkuar me të shoqin në Itali. Por u vra nga i shoqi i saj mbrëmjen e 8 tetorit, në shtratin e tyre, në sy të dy fëmijëve të mitur, 4 dhe 6 vjeç. Kanë qenë fëmijët që me një video-telefonatë i kanë treguar tezes trupin e vdekur të nënës së tyre, duke i thënë: Babi vrau mamin!

Autori i vrasjes, Lulzim Toci u largua dhe shkoi në shtëpinë e të vëllait, atje i tregoi gjithçka kunatës së tij, e cila menjëherë lajmëroi Policinë italiane. Sipas mediave italiane, Eleonora kishte shkuar në Itali nga Shqipëria për t’u ribashkuar me bashkëshortin e saj, i cili kishte nisur punë në bujqësi. Me vete kishte marrë edhe dy fëmijët e saj të vegjël, pasi donte t’u garantonte një jetë ndryshe dhe më komode.

Por ëndrrat e tyre mbetën në mes…

Lulzimi u arrestua. Marrja në pyetje zgjati disa orë sepse ai nuk e kuptonte mirë italishten dhe duhej një përkthyes. Pasi përkthyesi shkoi pranë tij, shqiptari i tha se ishte në gjendje shoku dhe nuk mbante mend atë që kishte ndodhur.

“Nuk e di pse e bëra,”-ishte fjalia e vetme që ai tha.

Madje nuk u dha asnjë motiv hetuesëve të ngjarjes. Fillimisht u fol për një mosmarrëveshje mes çiftit, hipotezë që më pas u hodh poshtë për shkak se Lulzimi nuk e përmendi, ashtu edhe për shkak se fqinjët nuk raportuan se kishin dëgjuar ulërima apo zhurma të çuditshme nga fqinjët e tyre.

“Ne i njihnim pak, sepse sapo kishin ardhur për të jetuar këtu. Megjithatë nuk kishte asnjë shenjë që mund të na shtynte të mendonim se do të ndodhte ndonjë tragjedi e tillë. Nuk kemi dëgjuar kurrë asgjë, asnjë argument apo ndonjë diskutim. Madje edhe natën e krimit u zgjuam pasi dëgjuam ambulancën dhe Policinë,”-tha një prej fqinjëve të çiftit.

Advertisement