Connect with us

Politike

Shtyhet seanca për Incineratorin e Fierit, shkak mungesa e avokatëve të…

Seanca për Incineratorin e Fierit që pritej të zhvillohej ditën e sotme në Apelin e GJKKO-së është shtyrë sërish. Kësaj here shkak për shtyrjen e seancës është bërë, mungesa e avokatëve të ishi-ministrit, Lefter Koka.

Njëri prej tyre Denis Karaj u gjobit me 5 mijë lekë të reja, ndërsa Julian Mërtiri paraqiti shkresë në sekretarinë e gjykatës, ku njoftoi se kishte një problem shëndetësor.

Ndërsa Karaj njoftoi gjykatën që ishte jashtë vendit, gjë e cila nuk u mor parasysh nga gjykata që vendosi ta gjobiste atë. Seanca e radhës në ngarkim të personave te dënuar u la në datë 18 tetor ora 11.00. Lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit, Lefter Koka është dënuar 6 vite e 8 muaj burg, ndërsa ish deputeti Alqi Bllako 2 vite e 8 muaj burg.

Advertisement