Connect with us

Aktualitet

Akuzohet për tjetërsim pronash, shtyhet seanca në GJKKO për Jorgo Goron

Është shtyrë për datën 1 nëntor seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Shkak u bë prokura e një prej avokatëve që mbron një nga të pandehurit, i cili do të gjykohet në mungesë. Ndaj edhe trupa e gjykimit shtyu seancën me dy javë. Ndryshe nga të pandehurit e tjerë, ish-kryebashkiaku Jorgo Goro u lirua nga burgu dhe ishte vetë i pranishëm në seancë.

SPAK çoi për gjykim dosjen ndaj ish-Kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro dhe disa ish-vartësve të tij. Referuar dosjes së SPAK, i pandehuri Jorgo Goro provohet të ketë shpërdoruar detyrën dy herë, lidhur me tjetërsimin e pronave, sikundër ka fshehur pasuritë e tij. Ish-kryebashkiaku i Himarës u arrestua për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqe tokë, që gjendet në fshatin Gjileke në Dhërmi. Jorgo Goro akuzohet se ka firmosur për tjetërsimin e një prone rreth 5 mijë metra katrorë nga arë bujqësore në sipërfaqe truall.

Në rastin e dytë nëpërmjet dokumentave të firmosura, sërish nga Goro u zhvendos një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, e cila iu vendos një tjetër pasurie, të gjitha në favor të familjes Mëhilli. Më pas, në bazë të këtyre dokumentave, u dha leje ndërtimi për një kompleks turistik nga bashkëshorti i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Artan Gaçi. Aktualisht, Goro dhe Bashi janë në “arrest me burg”; në “arrest shtëpie” janë Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikoka; ndërsa Stavri Mëhilli është shpallur në kërkim.

Advertisement