Connect with us

Politike

Arrestohet Ilir Meta, detyrim paraqitje per Kryemadhin

Arrestohet kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, bëjnë me dije burime për NTV.AL

Meta po hetohet në SPAK për skandalin CEZ-DIA, lobimi në SHBA dhe hetim pasuror. Nuk dihet se për cilën çështje është ekzekutuar urdhër arresti

Meta është vënë në pranga me urdhër të tre prokurorëve

Nuk dihet se për cilën çështje është ekzekutuar urdhër arresti.

Ndërkohë, ndaj Metës dhe familjes së tij ka edhe hetim pasuror.

Meta kishte njoftuar në konferencë në 13:40.

LAJMI NE PERDITESIM

Arrestimi i papritur i Ilir Metës, kishte njoftuar konferencë për shtyp në 13:40! Iu vunë prangat te Kthesa e Kamzës teksa ikte me makinë në seli

1728914589_meta.GIF
Arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për pastrim parash ishte tërësisht i papritur. Meta kishte njoftuar konferencë për shtyp në 13:40.Burimet thonë se është arrestuar në makinë te Kthesa e Kamzës në Tiranë teksa shkonte në seli.

SPAK po e heton edhe për çështjen CEZ-DIA.
Skandali i lobimitNë mes të muajit gusht të këtij viti, SPAK mori nën hetim Ilir Metën për lobim në SHBA me vlerë 690 mijë USD, para këto të padeklaruara as në KQZ dhe as në ILDKP. Procedimi penal ishte regjistruar që në qershor 2022, pas kallëzimit të referuar nga ish-deputeti Halit Valteri. Në duart e hetuesve janë dy kontrata të LSI-së dhe Ilir Metës, me kompaninë McKeon Group në janar dhe qershor 2017, për t’i siguruar Metës takime dhe aktivitete në SHBA. Si ndërmjetëse është përdorur kompania “Dorelita Limited”, e regjistruar si offshore në Qipro, me administratorin e të cilës kishte lidhje Vangjel Tavo. Meta po hetohet për veprat penale të korrupsionit dhe falsifikimit të formularëve.Lobimi 2 dhe fshehje pasurieNë fillim të muajit korrik, SPAK ka regjistruar një tjetër procedim penal, bazuar një tjetër kallëzim penal të ish-deputetit Halit Valteri. Pjesë e kallëzimit të dytë penal janë Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, deputeti Petrit Vasili, ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, kandidatja për deputete e LSI, Elona Guri, biznesmeni pranë LSI-së Muharrem Berisha, si dhe Iris Zajmi, Elena Gace, Jori Prifti dhe Agron Xhafa. Në kallëzimin penal thuhet se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave që rrjedhin nga korrupsioni dhe vjedhja e pasurive publike, ku në krye të kësaj skeme qëndron si zakonisht çifti Meta-Kryemadhi. Në kallëzim referohen kontrata të tjera lobimi në 2017 të padeklaruara, si dhe ngrihen dyshim për fshehje pasurie, përfshirë edhe godinën e LSI-së. Procedimi penale është regjistruar për fshehje pasurie, korrupsion dhe pastrim parash.Lajm ne perditesim…..

Arrestimi i Ilir Metës, Berisha e merr në mbrojtje nga ‘arresti shtëpiak’: S’ ka fakte, u zbatua urdhri politik i Ramës

Teksa ndodhej në një konferencë për mediat ditën e sotme (21 Tetor), ish-kryeministri Sali Berisha, që ndodhet në arrest shtëpiak prej 30 Dhjetorit 2023, komentoi edhe lajmin e fundit të arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Berisha shpërtheu ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani ndërsa tha se sulmon me urdhër të kryeministrit Edi Ramës përfaqësuesit e opozitës dhe e mbron atë në çështje të tjera.

“S’kanë publikuar asnjë fakt për Ilir Metën. Persekutimi i Ilir Metës është politik. Rama përpjekje për të eliminuar kundërshtarin politik.

Persekutimi i Metës është vetëm politik. U zbatua urdhri politik i Edi Ramës. Është radha jonë”, u shpreh Berisha.

Pas arrestimit të Metës, masë edhe për Monika Kryemadhin, GJKKO vendos detyrim paraqitje ndaj deputetes
Pas arrestimit të Metës, masë edhe për Monika Kryemadhin, GJKKO vendos detyrim paraqitje ndaj deputetes, sipas burimeve jo zyrtare të gazetares Anila Hoxha.

Ilir Meta sot njoftoi vetë publikisht divorcin me Monika Kryemadhin dhe një bisedë më të birin - Stil jete

U arrestua me urdhër të SPAK! Pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie, akuzat ndaj Ilir Metës 👇
Paralajmëroi konferencë për shtyp, arrestohet kreu i PL-së, Ilir Meta
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar pak momente më parë në kryeqytet. Top Channel mëson se Meta ndodhej afër qendrës tregtare Casa Italia në Tiranë në momentin e ekzekutimit të urdhrit të SPAK, konfirmon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Meta është akuzuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish. Deri më tani nuk ka informacion mbi akuzën zyrtare ndaj kreut të PL-së. Megjithatë Meta është paraqitur me parë në dyert e SPAK ku ka folur për dosjen Cez-Dia. Po ashtu në vitin 2022, Meta është kallëzuar në SPAK ndaj ish-deputeti Halit Valteri.

 

Advertisement