Aktualitet
Alarmoi për armatosjen e Serbisë, Krasniqi i reagon ministrit Maqedonci
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se armatimi i Serbisë përbën një paralajmërim serioz për të gjitha vendet e Ballkanit.
Ai ka bërë thirrje për një vëmendje të shtuar dhe reagim te forte nga ndërkombëtarët për të parandaluar një eskalim të mundshëm të tensioneve në rajon.
“Kemi qenë shumë herë dëshmitarë te faktit që Serbia ka iniciuar luftëra në Ballkanin Perëndimor, athere kur ajo ka vleresuar që është e përgatitur ushtarakisht. Teksa Serbia vazhdon te mos kete ndonjë dëshirë për të qenë pjesë e NATO-s apo të rregullojë marrëdhëniet me shtetin e Kosovës, blerja e armeve nga ana e saj, në këtë faze, është një gjë që duhet konsideruar nga vendet anëtare të Aleances ushtarake te Atlantikut. Deri me tani nuk janë vërejtur elemente që Serbia të ketë ne plan te shkeputet nga Rusia. Ajo ka vazhduar bashkëpunimin me Mosken dhe kjo po na kthen në situatat e te shkuares, kur ka pasur masakra si ajo e Sebrenicës. Le te mos harrojme se sa here qe Serbia eshte toleruar, ajo ka vepruar egersisht” – ka thënë ministri Maqedonci.
Por, vlerësimin e tij e ka kritikuar profesori universitar Milazim Krasniqi.
Sipas tij, me alarmin e ngritur ministri i ushtrisë, ai mund të prodhojë frikë, pasiguri e panic.
“Detyra e tij është të prodhonë guxim, siguri dhe vetëbesim. Aq me tepër që ky nuk është lajm, sepse armatosja e Serbisë është gjë e njohur. Lajm është deklarata e sekretarit në NATO-s Mark Rutes, se NATO do te rritë kapacitete për të siguruan paqen në Ballkan. Këtë qëndrim duhet ta riafirmojë ministri ynë i ushtrisë. Lajm është edhe deklarata e ndihmëssekretarit, Boris Ruge, se Kosova nuk është afër Parneritetit për Paqe e lëre më pastaj te jete afer anëtarësimit në NATO. Ky lajm duhet ta preokupojë ministrin dhe qeverinë tonë. Ndërsa rreziku nga Serbia menaxhohet nga NATO-ja” – ka shkruar Krasniqi.