Connect with us

Kosova

Putini i dërgoi Vuçiçit kostumin e tij: Vishe përditë binjaku im i dashur

Një problem i dhimbshëm dhe afatgjatë ka vazhduar për të paktën katër dekada, dhe dy të fundit dëshirohet një zgjidhje që do të vijë nga diku vetvetiu dhe do të kënaqë dëshirat e të gjithëve në Serbi dhe Kosovë.  Shumica e vendeve më me ndikim në botë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe një sërë marrëveshjesh duke filluar nga Brukseli 11 vjet më parë, vërtetojnë realitetin se këto janë dy shtete të pavarura dhe sovrane që pritet të krijohen sa më të mira, korrekte, me marrëdhënie paqësore, bashkëpunim dhe tolerancë. Serbia sillet në mënyrë ambivalente ndaj këtyre marrëveshjeve, duke i pranuar dhe më pas duke i kontestuar ato, kurse nga ana tjeter qeveria e Kosovës nuk është veçanërisht e shkathët në zbatimin e tyre. Ndryshe nuk është e mundur: serbët e Kosovës dhe qeveria e Beogradit e imagjinojnë bashkimin e komunave serbe me pushtet ekzekutiv, si pjesë e territorit të Serbisë kurse qeveria e Kosovës e sheh këtë zgjidhje si ndarje të një pjese të territorit të saj.

Është e lehtë të flasesh për litiumin ne Serbi dhe të shprehësh një qëndrim të kundërt me atë që thotë qeveria, kurse Kosova është një histori krejt tjetër dhe nuk është e lehtë të krijohet një qëndrim i kundërt me atë zyrtar, qofte edhe nga opozita.

Partitë opozitare në Serbi e kanë shmangur prej kohësh të flasin për problemin e Kosovës, pasi per ta eshte e vështirë të gjendet një formulë per te qene kunder Vucicit ne lidhje me kete, dhe në thelb shqiptojne njejte frazat e tij.

Prej vitesh ka debate mes pushtetit dhe opozitës se kush e kush mund shfaq më mirë interesat kombëtare. Prej kohësh është vënë re se një pjesë e mirë e atyre që nuk janë në pushtet duan ta largojnë Vuçiqin nga froni, dhe epiqendra e atij debati është sigurisht Kosova. Asnjeri nuk do qe per kete ceshtje te humbase pike.

Tani pyetja e vetme është se kush “nuk do ta japë Kosovën” dhe cilat do të jenë pasojat e një politike të tillë. Serbët në Kosovë e kanë të vështirë…janë të ndarë mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ata janë vënë në një situatë që kanë vetëm dy zgjidhje të mundshme: të integrohen në sistemin kushtetues dhe juridik të Kosovës ose të largohen, për të cilën kanë kontribuar autoritetet si në Prishtinë ashtu edhe në Bograd. Por serbët në Kosovë pajtohen me iluzionin se rrethanat do të ndryshojnë dhe se ata ose do të jenë sovran në territorin e tyre ose do të riintegrohen plotësisht në shtetin e Serbisë.

Vuçic ka thënë ditët e fundit: “Kurti ëndërron të veshë uniformë ushtarake dhe të jetë Zelenski i ri”. Por ai nuk tha nëse personalisht ëndërron të veshë uniformë dhe të jetë nje Putin i ri.

Advertisement