Pinknews
Foto/ Braktisën sportin, njihuni me 4 motrat seksi që po bëjnë namin në filma me “pullë të kuqe”
Eli, Holi, Boni dhe Rubi janë katër sërfiste australiane, ose më saktë ishin deri para disa kohësh, pasi motrat tashmë kanë vendosur të ndryshojnë profesionin, duke u hedhur nga sporti te publikimet me “pullë të kuqe”.
Dy motrat e mëdha, Eli 25-vjeçare dhe Holi 22-vjeçare kanë hapur faqet e tyre në internet, ku të abonuarit kanë mundësinë t’i shikojnë në “aksion” me foto dhe video, duke paguar 5 euro në muaj.
Bukuroshet janë shumë të ndjekura në “Instgaram”, ku regjistrojnë mbi 1 milion fansa secila, dhe bëjnë me dije se aktiviteti i ri po u shkon më së miri.
Ndërkohë, për shkak të ligjit në Australi, 20-vjeçarja Rubi dhe 19-vjeçarja Boni, duhet të presin datëlindjen e 21-të për të aderuar në biznesin familjar.