Connect with us

Kosova

DEL NE DRITE PLANI/ Ja si Rusia synon të destabilizojë Kosovën para zgjedhjeve të 9 shkurtit

“Rusia ka hartuar një plan për të destabilizuar dhe për të krijuar një atmosferë jodemokratike në Kosovë para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen më 9 shkurt në Kosovë” – Keshtu ka thënë kryetari i Këshillit euro-atlantik të Serbisë, Dragan Sormaz.

Përmes një reagimi në X, ai ka deklaruar se rusët synojnë të ndikojnë në procesin zgjedhor duke angazhuar individë nga komunitetet pakicë.

“Rusia ka hartuar një plan për të destabilizuar, manipuluar dhe inkurajuar një atmosferë jodemokratike në Kosovë përpara zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 9 shkurt.

Rusët synojnë të ndikojnë në procesin zgjedhor duke angazhuar individë nga komunitetet pakicë – romë, boshnjakë, goranë…”, ka shkruar Sormaz.

Advertisement