Kronike
EMRI/ Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik në Korçë
Kosta Nako është 35-vjeçari, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të urës në fshatin Bulgarec.
I riu ishte duke drejtuar një automjet tip “Chevrolet” në momentin kur u përplas me një kamion me drejtues shtetasin I.P., ku si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet përfunduan jashtë rruge të përmbysur.
Si pasojë e aksidentit mbeti i plagosur shoferi Kosta Nako dhe pasagjeri në automjet me të, shtetasi E. Dh., të cilët u dërguan të dy me urgjencë në spitalin e Korçës. Fatkeqësisht, 35-vjeçari nuk iu ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, ndërsa i plagosuri tjetër ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.