Kosova
TRUMP MBYLL SYTE/ Fitorja sjell ndryshime në lidhje me Serbinë dhe Ballkanin
Ndërkohë që e gjithë bota po merret me fitoren e Donald Trump, analistë të ndryshëm kanë skanuar ndikimin e fitores së tij në Kosovë, Serbi dhe rajonin e Ballkanit.
Milan Krstiç, asistent profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, theksoi se fitorja e Trump nuk mund të sjellë ndryshime në marrëdhënie me Ballkanin.
“Për sa i përket prioriteteve strategjike, nuk do të ketë dallime të mëdha. Edhe administrata Trump, ashtu siç do të kishte bërë administrata Kamala Harris nëse do të kishte fituar, do të fokusohet para së gjithash në zvogëlimin e ndikimit të sfiduesve kryesorë të fuqisë amerikane dhe perëndimore në këtë pjesë të botës, pra do të përpiqet të ndalojë futjen e duarve të Rusisë dhe mundësisht edhe Kinës. Gjithashtu, kontrolli perëndimor mbi burimet strategjike në rajon, duke përfshirë shfrytëzimin e litiumit në Serbi, do të jetë një prioritet për administratën Trump. Së fundi, si synimistrategjik do të jetë padyshim stabilizimi afatgjatë i rajonit dhe integrimi i të gjithë rajonit nën mantelin politiko-siguri perëndimor, ku hapi i parë i radhës duhet të jetë inkurajimi i zgjidhjeve për çështje të hapura politike, siç janë marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës apo reformës së sistemit politik në Bosnje Hercegovinë, si dhe inkurajimi i integrimit ekonomik të rajonit përmes Ballkanit të Hapur apo Procesit të Berlinit” – deklaroi Krstiç.
Sië theksoi ai, administrate Trump ndoshta do të jetë më e ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, siç edhe veproi në fillim të vitit 2020, gjë që mund të rezultojë në një ulje afatshkurtër të presionit ndaj serbëve në Kosovë.
“Duke qenë se Trump do që ta koordinojë sa më pak të jetë e mundur politikën e tij me Bashkimin Europian, në afat të mesëm, Uashingtoni mund të përfshihet si ndërmjetës në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili do të ishte më i hapur për disa zgjidhje “jashtë shabllonit”, pra përtej kornizës së arritur në dialogun e Brukselit. Kjo do të sillte me vete disa sfida, por edhe shanse” – deklaroi Milan Krstiç…………………….