Connect with us

Politike

“Nëse Grenell guxon t’i afrohet dosjes së Berishës në DASH, do plasin skandale që s’i keni imagjinuar”

Evi Kokalari, ka replikuar me demokratët e Tiranës, që shpresonin se Richard Grenell do të emërohej sekretar Shteti dhe kështu do t’i hiqte “non grata”-n Sali Berishës.

Ajo ka ironizuar demokratët me shprehjen e famshme të Berishës, “Jam Sali Berisha unë, o budallenj”, ndërsa thotë se nëse hapet dosja amerikane e këtij të fundit, do plasin skandale të paimagjinuara.

“Jam Evi Kokalari unë, o budallenjë!!

Kë menduat ju se do tërhiqnit zvarrë, o budallenjë? J’u solla Grenellin dhe j’u hodhët si të babzitur, o të gjorë, duke menduar se do me hiqnit mua qafe se j’u ekspozova korrupsionin brënda dhe jashtë ‘rithemelimit.’

J’u thashë më keni nënvleresuar shumë. Ju keqkuptoni mbështetjen që ju dhashë me naivitetin njerëzor.

Por naiviteti është sinqeritet, nuk është budallëk dhe me shumë sinqeritet ju ndihmova, por jeni të vobektë nga shpirti dhe nga mentaliteti! I keni bërë shumë dëm vetes! Shumë!

Ajo ndihmë që ju dhashë do t’ju çonte në fitore në 2025. Tashti duhet të ikni dhe ju me Ramën. S’ka më kthim mbrapa!

Seriozisht menduat që Trump do t’ju lejonte ti Balkanizonit administratën po të dinte vërtet çfarë bëhej tek ju? Trump është tashmë i qartë, oh të gjorët ju që ju iku dhe McGonigal 2.0

Ky është vetëm fillimi! Ju a premtoj me dorë në zemër – ai korrupsion tek ju do marrë fund dhe e gjithë kupola do të shkatërrohet plotësisht, duke marrë dhe mediat me vete.

Ja u thashë, nga unë hytë në rrethet e Trumpit, dhe nga unë do dilni! Dhe kjo dalje sot ishte masive!!!

Dhe ju lutem, për çfarë heqje ‘non-gratash’ flisni nëpër studio televizive? Asgjë nuk hiqet për sa kohë që dosjet e SPAK mund t’i kalojnë DASH-it, nëse s’janë këtu tashmë.

Nëse Grenell apo kushdo tjetër guxon t’i afrohet dosjes së Berishës në DASH, do plasin skandale që si keni imagjinuar ndonjëherë.

Dhe dy fjalë për Edi Ramën:

Shoku yt Jared Kushner, sigurisht donte Grenell si Sekretar Shteti. Trump nuk dëgjoi as Ivankën dhe as Jared, kështu që pozicioni yt me administratën Trump nuk është i fortë fare siç mund te pretendosh ti, dhe nëse firmos aferën e Sazanit, siç kam thënë më parë, do bëj kallzim në SPAK dhe do ja kaloj atë kallzim dhe Senatit Amerikan që po investigon Jared Kushner për këtë aferë.

Besoj tashmë i kuptoni aftësitë e mia, por më tepër, faktin që as më bleni dot, dhe as më shisni”, shkruan ajo.

Advertisement