Connect with us

Aktualitet

Ministri Hoxha prezanton drejtuesit e rinj të Policisë në Elbasan e Korçë, ja “ultimatumi” ndaj tyre

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ditën e sotme ka prezantuar drejtorin e ri të Policisë së Elbasanit, Fatmir Hoxha. Ministri Hoxha ishte i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Gjatë fjalës së tij Hoxha u shpre se vlerëson si shumë të frytshëm bashkëpunimin mes Policisë së Elbasanit, Prokurorisë së Rrethit, Bashkisë, autoriteteve vendore dhe agjencive ligjzbatuese. Ai gjithashtu shtoi se do të donte ta shihte të tillë në çdo qark.

Ministri Hoxha më tej theksoi se Elbasani është një nga qendrat kryesore historike, kulturore e ekonomike të Shqipërisë, përballet me sfida që kërkojnë një qasje të fortë dhe të balancuar, mes zbatimit të ligjit dhe bashkëpunimit me komunitetin. Sipas tij lufta kundër krimit dhe ndërtimi i një mjedisi të sigurt për të gjithë, do të jenë shtylla kryesore të punës së trupës me uniformë.

Ai kërkoi gjatë takimit që në fokus të vijojë të jetë çmontimi i aktiviteteve të grupeve kriminale dhe forcimi i sundimit të ligjit. Pas këtij takimi ministri zhvilloi një takim me strukturat lokale të Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ku u prezantua Drejtori i ri Vendor, Erion Ahmeti. Ministri apeloi ndaj strukturave të varësisë për rritjen e sigurisë publike dhe rrugore në atraksionet turistike dhe eventet kulturore mbetet prioritet.

“Si një rajon kufitar dhe ekonomikisht i rëndësishëm, Korça padyshim që përballet me sfida të krimit të organizuar, trafikimit dhe informalitetit, e në këtë aspekt kërkoj punë edhe më të madhe, për të luftuar këto fenomene dhe për të forcuar sundimin e ligjit”, u shpreh Hoxha.

Advertisement