Aktualitet
Berisha i bindur për fitore: Ky është buxheti i fundit i jetës së Edi Ramës
Fjala e Berishës:
Miqtë e mi, e njëjtë, dramatike paraqitet situata me buxhetin në të cilin në 8.2 miliardë euro, vetëm thërrime iu kushtohen qytetarëve. 16 milionë, rreth 800 mijë pensionistëve. 40 milionë, 40 përqind popullatës, fermerëve në fshat. Kurse të tjerat, aty ku lexon shpenzime publike, lexoni vjedhje qeveritare. Aty ku lexon investime publike, lexoni vjedhje qeveritare. Të tjerat avullojnë në xhepat e Edi Ramës, Belinda Ballukut, Engjëll Agaçit, i cili është po aq kriminel në gjobën e shekullit sa ç’është Edi Rama dhe Erion Veliaj. Të dashur miq, ky është buxheti i fundit i jetës së Edi Ramës. Edi Rama nuk do miratojë më kurrë buxhet tuajin.
Edi Rama e ka buxhetin e fundit dhe do të japë llogari për të gjitha buxhetet, për vjedhjet e paimagjinueshme që ka kryer gjatë këtyre viteve në Shqipëri. Me këtë rast, edhe njëherë garantoj shqiptarët se buxheti i parë do jetë buxheti i emergjencës, i vendosjes së minimumit jetik 200 euro për çdo shqiptar, çdo pensionist, çdo i papunë, çdo njeri në ndihmë ekonomike. Do jetë buxheti i startit të fuqishëm të rritjes së pensioneve dhe rrogave, me synimin që shqiptarët të kalojnë në krye të popujve të rajonit për rrogat dhe pensionet. Do jetë buxheti që do vendosë në epiqendër qytetarin, problematikat e tij më të mprehta.Do jetë buxheti me të cilin do pjesëtohen me 10 çmimet e veprave publike. Me gërshërët e ligjit do i pritet dora cilitdo që guxon të prekë paratë e qytetarëve. Nuk do dëgjoni kurrë më si tani që ndërtimi i një shkolle të kushtojë 10 herë më shumë se në Europë. Që 13 kilometra rrugë të copëtohen në 14 kontrata për të vjedhur Lubi Balluku me Edi Ramën 14 herë. Jo, jo! Kjo nuk do ndodhë më kurrë.