Përdorimi i armëve të ftohta nuk është problem vetëm i Shqipërisë, por në Shqipëri realiteti është më i ashpër tha ambasadori i OSBE Michael Tarran teksa u shpreh i tronditur për ngjarjen e dy ditëve më parë ku një adoleshent mbeti i vrarë nga një bashkëmoshatar në kryeqytet. Siguria nuk është çështje vetëm e policisë theksoi Tarran duke vënë në dukje rëndësinë e funksionimit të të gjitha hallkave.
“Tragjedia në Tiranë na tregon edhe një herë sa e rëndësishme është puna që ne bëjmë në disa qytete të Shqipërisë, por edhe në vende të tjera. Sepse përdorimi i armëve të lehta nuk ekziston vetëm në Shqipëri, por në Shqipëri është më i ashpër. Aktualiteti po tregon se duhet të merremi seriozisht të gjithë me këtë problem.
Një problem kaq i madh mund të zgjidhet vetëm me pjesëmarrjen e të gjithëve. Siguria nuk është vetëm problem i policisë, por i të gjithëve dhe nis në nivelin e familjes dhe shkollës”, u shpreh Tarran.
Ambasadori i OSBE ishte në Elbasan në kuadër të projektit kundër armëve i cili ka bërë bashkë institucionet, organizatat e shoqërisë civile, të rinjtë dhe adoleshentët.
“Problematikat e ndryshme që ka shoqëria nuk zgjidhen me vetëgjyqësi. Përpjekjet tona së bashku me OSBE është që në kuadër të këtyre projekteve të japim mesazhet e duhura dhe të promovojmëmodele të mira. Të krijojmë besimin tektë rinjtë për mirëfunksionimin e institucioneve tona”, tha krybashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja.
Mesazhe kundër armëve, kundër dhunës dhe kundër gjuhës së urrejtjes u realizuan përmes një ekspozite ku vetë të rinjtë ishin kryefjalë, ekspozitë në të cilën nuk mungoi edhe mesazhi për 14-vjeçarin e vrarë vetë dy ditë më parë nga një bashkëmoshatar, Martin Canin.