Politike
Kushtetuesja rrëzon Berishën: Nuk ishte e nevojshme leja e Kuvendit për masën ndaj tij
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuan ankimimin e ish-Kryeministrit, i cili pretendonte se SPAK duhej të merrte autorizim nga Kuvendi përsa i takon vendosjes së masave të sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit”.
Kushtetuesja në vendimin e saj legjitimon SPAK lidhur me masën “detyrim paraqitjeje” pa pasur nevojën e një autorizimi apo leje nga Kuvendi, ndërsa e konsideron si jo-proporcionale “ndalimin e daljes jashtë vendit”.
“Në lidhje me masën tjetër, Gjykata vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës duke shfuqizuar vendimet gjyqësore objekt të shqyrtimit kushtetues, vetëm për pjesën qe kanë caktuar masën “ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj kërkuesit Sali Berisha për shkak të cënimit të parimit të proporcionalitetit, në aspektin e domosdoshmërisë së kësaj mase, në kushtet kur qëllimet e saj përmbushen nga masa tjetër e dhënë ndaj kërkuesit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.