Kosova
SHKULEN DHEMBET e Serbisë/ BE-ja kërkon llogari për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Preshevë
“Bashkimi Evropian ka thënë se është në dijeni për shqetësimet e shqiptarëve në jug të Serbisë në lidhje me pasivizimin e adresave të tyre, dhe përsëri u ka bërë thirrje autoriteteve serbe që ta shpjegojnë ne detaje kete ceshtje” – keshtu ka deklaruar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero
“Ne jemi duke ndjekur këto zhvillime në frymën e obligimeve që ka marrë Serbia në kuadër të negociatave të anëtarësimit, sidomos ato që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave”, ka deklaruar Pisonero
Serbia i ka pasivizuar në mënyrë të vazhdueshme adresat e shqiptarëve, kur ata janë në pushime, në udhëtime, ose nuk janë në shtëpi për disa ditë. Kjo pastaj rezulton në humbjen e shtetësisë dhe të të gjitha të drejtat civile, përfshirë të drejtën për të votuar, për të pasur pronë, për të pasur shërbime mjekësore apo asistencë sociale.
Gjykata Kushtetuese e Serbisë, gjatë kësaj jave, ka hedhur poshtë ankesën e një qytetari shqiptar nga Medvegja për kthimin e adresës së banimit. E përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës kanë thënë se nëpërmjet këtyre veprimeve, organi më i lartë i drejtësisë është duke legjitimuar spastrimin etnik të shqiptarëve.
Kujtojme se në raportin e Keshillit te Europes për Serbinë, një pjesë i është kushtuar edhe çështjes së pakicave kombëtare, duke përmendur veçanërisht çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kontrollet policore, mosrespektimin e gjuhës shqipe, nënpërfaqësimin e shqiptarëve në institucione dhe gjuhën e urrejtjes.