Connect with us

Kosova

Duart me gjak të Rusisë, ndezën fitilin e minave në Zubin Potok

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledion Krisafi tha se Kosova u përball me një sulm gjigant, i cili ka goditur sigurinë kombëtare të saj dhe sipas tij, autoritet kosovare ishin të papërgatitura në këtë lloj lufte të një niveli tjetër.

Sipas tij sulme të tilla kanë si qëllim finalizimin nga Serbia të ankesimit të veriut të Kosovës dhe dobësimin dhe vënien në dyshim të shtetit të Kosovës.

“Kam përshtypjen se sulmi lidhet me shumë gjëra që po bën njëkohësisht Serbia. Lidhet me qëllimin përfundimtar që ka me aneksimin e veriut të Kosvës dhe këtë se bën dot drejpërdrejtë dhe me sulme të tilla është një mënyrë e tërthortë për të arritur te ky qëllim” – ka theksuar Krisafi duke potensuar: –

“Sulmi është padyshim më i rëndi që pas Banjkës dhe ka goditur sigurinë kombëtare të Kosovës pasi me një sulm të tillë ke mundësi ti privosh ujin dhe dritat 1/3 së vendit. Ky sulm në dukje e vë në dyshim shtetin e Kosovës, që do të thotë që nëse një shtet nuk arrin dot të kontrollojë territorin e vet nuk është shtet në kuptimin e fjalës dhe ka pasur shumë mënyra që Serbia e ka bërë këtë gjë”, tha eksperti Ledion Krisafi……..

“Në sulmin e kanalit Ibër-Lepenc në Zubin Potok mund të kenë ndikuar persona që vijnë nga Rusia.” – Kështu u shpreh gazetari Venar Isufi, sipas të cilit ky ishte sulmi më i rëndi qe pas luftës në Kosovës dhe theksoi se janë gjetur arsenal armësh dhe emblema të Rusisë.

“Kemi të bëjmë me një rast që nëse gjithcka do shkonte sipas planifikimeve, pasojat do të ishin shumë të mëdha te qytetarët. Janë gjetur arsenal armësh, emblema të Rusisë dhe ushtrisë serbe, rroba, veshje e pajisje ushtarake, granata hedhëse të prodhimit serb” – tregoi Isufi, i cili theksoi se në vendngjarje ka pasur kamera të sigurisë por nuk kanë funksionuar para se të ndodhte sulmi.

“Pas dy sulmeve të njëpasnjëshme në komunën e Zveçanit në stacionin e Policisë dhe godinën e komunës, erdhi dhe sulmi në kanalin Ibër Lepenc në Zubin Potok ku dyshohet se janë vendosur 20 kg eksploziv në vendin ku vjen uji nga liqeni i Ujmanit i cili përçohet tek termocentralet e KEK.

Edhe ish-deputeti i PDK-së Kujtim Gashi, i quajti sulmet provokime të vazhdueshme dhe shprehu mbështetjen për institucionet. Por sipas tij këto situata nuk duhen përdorur për aspekte politike.

“Provokime të vazhdueshme në këto 20 vite të pasluftës. Kjo nuk është e papritur, por forcat e  sigurisë kanë qenë vigjilente, siguria ka qenë e brishtë dhe qeveria e Kosovës duhet të rrisë kapacitetet në mënyrë që këto sulme dhe rasti i fundit të jetë në vëmendje. Ne jemi në mbështetje të institucioneve” – deklaroi Gashi.

Advertisement