Kosova
MINA në themelet e shtetit të Kosovës/ Krisafi paralajmëron: Mund të humbasë kontrolli mbi veriun
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledion Krisafi tha se Kosova u përball me një sulm gjigant, i cili ka goditur sigurinë kombëtare të saj dhe sipas tij, autoritet kosovare ishin të papërgatitura në këtë lloj lufte të një niveli tjetër.
Sipas tij sulme të tilla kanë si qëllim finalizimin nga Serbia të ankesimit të veriut të Kosovës dhe dobësimin dhe vënien në dyshim të shtetit të Kosovës.
“Kam përshtypjen se sulmi lidhet me shumë gjëra që po bën njëkohësisht Serbia. Lidhet me qëllimin përfundimtar që ka me aneksimin e veriut të Kosvës dhe këtë se bën dot drejpërdrejtë dhe me sulme të tilla është një mënyrë e tërthortë për të arritur te ky qëllim” – ka theksuar Krisafi duke potensuar: –
“Sulmi është padyshim më i rëndi që pas Banjkës dhe ka goditur sigurinë kombëtare të Kosovës pasi me një sulm të tillë ke mundësi ti privosh ujin dhe dritat 1/3 së vendit. Ky sulm në dukje e vë në dyshim shtetin e Kosovës, që do të thotë që nëse një shtet nuk arrin dot të kontrollojë territorin e vet nuk është shtet në kuptimin e fjalës dhe ka pasur shumë mënyra që Serbia e ka bërë këtë gjë”, tha eksperti Ledion Krisafi.