Pinknews
Manuela Arcuri flet për marrëdhënien me Gabriel Garko-n: E dashuroja, lidhja jonë zgjati pak, por…
Aktorja e njohur italiane, Manuela Arcuri ka zgjedhur të tregojë për herë të parë të vërtetën e saj në lidhje me historinë e dashurisë me Gabriel Garko.
“Ndoshta edhe unë rashë në rrjetin e diçkaje të organizuar. Nuk e di nëse ishte një histori e rreme për të, por për mua ishte e vërtetë. Nga ato që dëgjova prej tij, më bën të mendoj se mbase edhe unë jam viktimë dhe do të më vijë shumë keq ”, tha ajo.
Ajo tha se ndonëse se marrëdhënia e tyre nuk zgjati shumë, kishte pasion dhe tërheqje mes tyre
“Vite më parë kishim një lidhje që zgjati disa muaj dhe nuk mund të them se ishte një gjë e rreme dhe e organizuar. Unë isha e dashuruar dhe kishte një tërheqje të madhe fizike mes nesh, na pëlqente shumë njëri-tjetri. Nuk zgjati shumë, por për atë kohë të shkurtër ai ishte i dashuri im: për mua ishte një histori e vërtetë “, u shpreh aktorja.